E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Plehrat? Interesat e qytetarëve duhej të viheshin para interesave të përfituesve

Share

Presidenti Bamir Topi ka reaguar në lidhje me miratimin e ligjit për importin e plehrave në Kuvend nga ana e mazhorancës.

Duke shprehur keqardhjen për për vendim, presidenti Topi është shprehur se plehrat tashmë janë çështje e qytetarëve, jo politikanëve. Sipas presidentit, interesat e qytetarëve duhej të ishin vënë përpara interesave të përfituesve të këtij ligji.

Mund të them se ndjej keqardhje për kalimin e ligjit të importit të mbetjeve. Tashmë importi është një çështje e qytetarëve dhe jo e politikanëve. Interesi i qytetarëve duhej vënë para atyre që përfitojnë nga ky ligj. Kjo, duke parë edhe ndjeshmërinë e lartë që pati për këtë ligj nga ana e qytetarëve, ka thënë në një prononcim të shkurtër presidenti, pas takimit me disa prej nxënësve më të mirë të Shqipërisë.

I pyetur në lidhje me shtimin e kompetencave të tij, presidenti Topi është shprehur se nuk kërkon shtim kompetencash, pasi ato janë të mjaftueshme, por nevojitet respektimi i institucioneve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›