Bursat në rritje, por problem mbetet papunësia
Bursat amerikane kanë shënuar një rritje ditën e djeshme, ndikim që ka ardhur si pasojë e forcimit të pozitave të kompanive të mëdha të investimeve në vend. Dau Xhons shënoi nivelin më të lartë të 11 muajve të fundit, Es end Pi u rrit me 0.26%dhe Nasdak me 0.29 %. Në rast se i referohemi të dhënave për të gjithë javën, indeksi Dau u rrit 2.24 %, Es end pi 2.45 dhe Nasdak 2.5 %. Ajo që mbetet shqetësese në SHBA është papunësia. Rritja varion nga 9.7 në 17.3 %, në një kohë që parashikimet deri në fund të këtij viti janë të zymta. Specialistët thonë se rritja e papunësisë do të vazhdojë edhe për 6 muajt e parë të vitit 2010.