E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Bojkot kuvendit deri në transparencën e kutive

Deklaratat e kryetarit në detyrë të Partisë Socialiste, z. Edi Rama u bënë në Gjirokastër gjatë takimit me anëtarët e degës lokale të Partisë Socialiste, në prag të zgjedhjeve për kryetarin e kësaj force politike që do të mbahet më 26 shtator.

Rama bëri të ditur se forca politike që ai drejton është fituese e zgjedhjeve të 28 qershorit, por rezultati real u është mohuar nga shteti në shërbim të pushtetit, ndërsa ka rikërkuar edhe njëherë hapje të të gjitha kutive të dyshuara të votimit. "Mos hapja e dhjetëra kutive të dyshuara dhe duke e detyruar këtë refuzim nëpërmjet Kolegjit Zgjedhor është një arsye që ne sot të refuzojmë legjitimitetin e parlamentit, të refuzojmë të drejtën e pakushtëzuar të parlamentit dhe qeverisë për të udhëhequr këtë vend në katër vitet e ardhshme"- tha ai.

"Nëse raporti i arbitrit thotë që 30 % e procesit të numërimit u krye keq dhe shumë keq, kjo konfirmon ilegjitimitetin e tyre. Ne duam hapjen e të gjitha kutive të votimit për t'i dhënë fund korrupsionit dhe abuzimeve elektorale", deklaroi Rama.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›