E Diel, 1 Nëntor 2026

Kundërshtarët e Ramës: PS të futet në Kuvend

Lëvizja për mendimin ndryshe në Partinë Socialiste ka kërkuar zyrtarisht që deputetët e kësaj force politike të hyjnë në Parlment. Përfaqësuesit e saj bënë publike një deklaratë ku thuhet se bojkoti është vetëm një opsion për izolim të Partisë Socialiste dhe se po imponohet për shkak të zgjedhjeve në Partinë Socialiste. Anëtari kryesisë së Partisë, Ben Blushi tha se në shpalljen e raportit përfundimtar i OSBE ODHIR, bojkoti është i pa justifikuar.
Blushi “Ne jemi të shqetësuar sepse bojkoti cënon rëndë imazhin e Partisë Socialiste, duke e kthyer atë në qendrime të vjetra dhe të tejkaluara, të bindur se bojkoti i parlamentit po kushtëzohet dhe po imponohet nga zgjedghjet brenda Partisë Socialiste, të bindur se sot vendi ka nevojë më shumë se kurrë për opozitën shqiptare në parlament për ballë një qeverie e cila nuk garanton reforma dhe proces të shpejtëtë integrimit të vendit, në i kërkojmë grupit parlamentar të Partisë Socialiste të lexojë me qetësi dhe realizëm të gjitha qendrimit të faktorit ndërkombëtar për zgjedhjet dhe kërkesën e tyre unike për veprim opozitar në kuvend. Së dyti të ndërpresë sa më shpejt bojkotin e parlamentit, duke përshtaur qendrimin e vet politik me atë të institucioneve ndërkombëtare. “
Blushi kujtoi për gazetarët se qendrimi kundër bojkotit ka qenë një pozicion i hershëm i zërave në parti për këtë ai kujtoi asamblenë kombëtare të thirrur para kongresit të jashtëzakonshëm atëherë kur u tha se ky bojkot nuk ishte menduar asnjëherë. Që prej mbajtjes së kongresit të jashtëzakoshëm kundërshtarët e Edi Ramës kanë konsoliduar qendrimet që hapur shkojnë kundër linjës zyrtare të partisë. Themeluesit e Lëvizjes për mendimin ndryshe thonë se Rama po personalizon partinë me qëllim zgjedhjen në postin e kryetarit duke përdorur bojkotin si alibi të humbjes në zgjedhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›