E Shtunë, 31 Tetor 2026

Busek Liri levizjeje per Kosoven


Diplomati europian nga Austria, Erhard Busek kërkon nga Bashkimi Europian, që të mundësojë lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës.

Arsyetimi se me dhënien e vizave rritet kriminaliteti, sipas diplomatit Busek nuk qëndron sepse BE-ja duhet ta luftojë këtë dukuri në veri të Kosoves.

“Jam shumë skeptik dhe i shqetësuar se ministrat e brendshëm japin kritere shumë të vështira të frikësuar nga rritja e kriminalitetit. Por kemi shumë raste kur pikërisht për shkak të vështirësive në viza është rritur kriminaliteti, kështu që them se duhet të jemi më liberale në këtë drejtim”, Busek.

Erhard Busek u ndal edhe te cështja e mos njohjes së pavarësisë nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Europian. Sipas tij pesëshja nuk ka lëvizur nga qëndrimi i saj madje Qiproja, Sllovakia, Spanja, Greqia dhe Rumania dhe janë në pritje të rregullohet cështja e minoriteteve në shtetin e ri.

“Dua të them se pesë vendet anëtare të BE-së njëherë për njëherë nuk dëshirojnë të bëjnë asgjë rreth njohjes së Kosovës .Mendoj se shtetet presin se si do të rregullohet çështja e minoriteteve në shtetin e ri dhe disa çështje të tjera të cilat ende nuk janë kryer. Njohja e këtyre shteteve mendoj se mund të jetë një argument për zgjedhje dhe fushatat politike por jo një zgjidhje e vërtetë. Pra argumente të mira që mund të përdorën për fushata politike por realiteti është në drejtim krejt tjetër”, tha Busek.

Në ditën e dytë të konferencës pjesëmarrësit më pak u fokusuan në cështjen e Kosovës. Diskutimet e tyre të paktën duke iu referuar axhendës së Ministrisë së Jashtme, kryesisht prekën temat që kanë të bëjnë me sfidat që e presin Europën në politikën e jashtme, ekonomi, kriza e euros etj.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosovë, ndryshimet kushtetuese drejt fundit
Zgjedhjet presidenciale, ku populli do ta zgjidhte direkt të parin e shtetit, sipas të gjitha gjasave mund të mbahen në vjeshtën e vitit 2012, ashtu siç është parashikuar në marrëveshjen e nënshkruar në muajin prill ndërmjet Hashim Thaçit, Isa Mustafës e Behxhet Pacollit. “S’kemi pretendime territoresh”
Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti tjetër fqinjë sikurse Serbia e cila  duhet të mos cenojë sovranitetin e Kosovës, përderisa synon integrimin në Bashkimin Europian. Policia kosovare, stacion në Kroin e Vitakut
Nga dita e premte, stacioni i Policisë së Kosovës në Mitrovicë ka ngritur një pikë kontrolli në lagjen problematike të Kroit të Vitakut. Britania: Serbia t’i rikthehet dialogut
Ministri i Jashtëm britanik, Willaim Hague ka deklaruar se Serbia duhet të kthehet sa më parë në tryezën e bisedimeve me Kosovën. Jeremic: Pasaportat ruse, apel për ndihmë
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se kërkesa për pasaportë ruse e serbëve të Kosovës është një apel për ndihmë.

Lajmet kryesore

Ndërtimi i Tunelit të Krrabës
Berisha: Tiranë-Elbasan, metropol ekonomik
Banda e policëve të rremë
Shqiptarët, mjekët e vetvetes
Berat, burri ekzekuton bashkëshorten
Pogradec, procedim penal ndaj edukatores

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›