E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndertimi i Tunelit te Krrabes


6 muaj pas fillimit të punimeve në rrugen e re, që lidh Tiranën me Elbasanin, ndërtimi i tunelit të Krrabës ka avancuar pa të papritura.

Në përfundimin e punimeve të kilometrit të parë, kryeministri Sali Berisha ka inspektuar punimet në tunel, pika më delikate e projektit, që aktualisht përbën edhe veprën më të madhe infrastrukturore, që po ndërtohet në vend. Per kryeministrin Berisha ecuria e mire punimeve, do te thote qe ne fund te vitit te ardhshem tuneli do te jete funksional.

“Ky tunel, se bashku me tunelin e Kalimashit dhe te Qafe Murrizit do te ndryshojne ne menyre perfundimtare Shqiperine. Ata personalizuan korridorin me Sali Berishen dhe harruan, se ky eshte korridori i te gjthe shqiptareve

Sali Berisha
Kryeminister i Shqiperise Pas perfundimit te ketyre veprave shqiptaret do te udhetojne ne rruget e tyre te standardeve me te larta europiane dhe do te arrijne ne kryeqytet ne kohen me te shkurter”, tha Berisha.

Gjate inspektimit te ndertimit te tunelit Tirane-Elbasan, kryeministri Berisha nuk la pa theksuar edhe ate qe e quajti qendrim te papergjegjshem te opozites ndaj kesaj vepre, duke theksuar se opozita u perpoq te pengonte ne parlament miratimin e buxhetit, per ndertimin e korridorit Tirane-Elbasan, ashtu sic beri edhe me statusin kandidat te Shqiperise ne Bashkimin Europian.

“Ata personalizuan korridorin me Sali Berishen dhe harruan, se ky eshte korridori i te gjthe shqiptareve. Ne respekt, ne vertete qendruam ate dite deri ne 5 te mengjesit, por ne votuam. Vendimin e morem. Ja ku eshte vepra e atij votimi, e atij buxheti”, u shpreh Berisha.
 
Sipas kryeministrit Berisha ndertimi i 9 mije kilometrave rruge ne nje hark kohor pesevjecar, rritja e pagave dhe pensioneve, si dhe ndertimi i veprave te tjera publike qe permiresojne jeten e shqiptareve, jane deshmi e pamohueshme e zhvillimit te vendit.

“E tera kjo eshte rezultat i mundit dhe djerses qe ju derdhni, por edhe reformave dhe perdorimit me transparence te parave tuaja. Ndaj dhe perkundrejt makinerise se shpifjeve, te trillimit dhe nihilizmit, le te vazhdojme ne ndertimin cdo dite, cdo jave te veprave te Shqiperise europiane. Le t’u pergjigjemi ne shpifjeve trillimeve me vepra, vepra dhe vetem vepra", theksoi kryeministri.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Tkurret buxheti i “prioritetit”
Edhe pse turizimi është artikuluar dhe vazhdon të atikulohet nga qeveria si prioriteti i prioriteteve, për vitin 2012 buxheti i këtij sektori jetik për ekonominë e vendit është reduktuar me 650 milionë lekë. Durrës, Dako: Vit i vështirë ekonomik
Ulja e transfertës së pakushtëzuar për bashkinë e Durrësit, si dhe dificiti financiar në disa zëra për shkak të mosfunksionimit të KRRT-së dhe rënies së të ardhurave nga të tretët, do të cojë në një mosrealizim të investimeve të planifikuara në buxhetin e këtij viti për këtë qytet. Biodiezel edhe në Shqipëri
Një investim privat italo-shqiptar prej 5 milionë eurosh në Parkun Energjitik të Porto Romanos bën të mundur, që për herë të parë në Shqipëri të prodhohet biodiezeli. Rritet numri i të varfërve
Qeveria pranon zyrtarisht se kriza ka rritur numrin e të varfëve në Shqipëri. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Punës tregojnë se numri i familjeve, që kanë nevojë për ndihmë ekonomike ka arritur në mbi 104 mijë, ose 7 mijë më shumë sesa ishte në 2010-ën. Mashtrimi me peshat, vjedhja u denoncua publikisht
Top Channel ka bërë në vazhdimësi denoncime në lidhje me vjedhjet në peshë që u bëhen konsumatorëve shqiptarë nga tregtarët dhe prodhuesit e produkteve ushqimore.

Lajmet kryesore

Banda e policëve të rremë
Grabisnin qytetarët duke u prezantuar si agjentë
Vrasja në Elbasan, pranga një personi
Berat, burri ekzekuton bashkëshorten
Pogradec, procedim penal ndaj edukatores

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›