E Shtunë, 31 Tetor 2026

Show Time" hap siparin e shfaqjeve

"Show Time", është shfaqja e parë dhe e vetme me dramaturgji shqiptare që do të ngjitet në skenë në Teatrin Kombëtar këtë fundjavë në kuadrin e festivalit të teatrove për të rinjtë. Në këtë dramë urbane do të gjejmë një ndërthurje të fjalës dhe lëvizjeve .

“Show time”, sipas regjisores Armela Demaj, shpërfaq problematika aktuale të kohës, ku një nga më kryesoret është problematika që lidhet me gjendjen e artit në përgjithësi dhe të teatrit në veçanti.
 

Drama ka në qëndër të saj dy personazhe, babë e bir. Një baba, dikur me një karrierë të sukseshme, i cili tani merr një pension të vogël, dhe që mbahet kryesisht nga i biri, i cili është një aktor i dështuar . Kjo dramë urbane, e cila është premierë, është shkruar nga Aqif Mulliqi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›