E Diel, 1 Nëntor 2026

Busek: Njohjet e reja varen shumë nga vendimi i GJND-së

Ish-nënkancelari austriak në vitet 1991 – 1995 dhe drejtuesi shumëvjeçar i Paktit të Stabilitetit Erhard Busek, aktualisht drejtor i Institutit për Studime të Evropës Qendrore dhe president i Forumit të njohur Alpbach, thotë se ndikim vendimtar për njohjet e reja të Kosovës, sidomos të pesë vendeve të Bashkimit Evropian, do të ketë vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. 

“Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë nuk do ta ndryshojë qëndrimin e Serbisë për Kosovën. Para pak ditësh isha në Beograd dhe qeveritarët serbë ma thanë hapur se “çfarëdo vendimi që të sjellë Gjykata e Drejtësisë në Hagë, qoftë ai edhe pozitiv për Kosovën, ne mbesim të pa lëkundur në qëndrimin tonë”, tha Busek.

Pyetjes së bërë se kemi edhe pesë vende të Bashkimit Evropian që nuk po e njohin Kosovën, mund të ndodhë që ato së shpejti ta ndërrojnë mendimin e tyre, Busek u përgjigj: Kjo varet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Për shumicën e këtyre vendeve arsyeja e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës lidhet me problemet e brendshme që kanë dhe aspak drejtpërdrejt me Kosovën.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›