E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha shpallet Qytetar Nderi i Prizrenit

Lajmin e bëri të ditur sot Ymer Berisha, zedhenes i komunës së Prizrenit. Mes tjerash në motivacion theksohet edhe vepra madhore e integrimit kombëtar, e magjistrales nga Durrësi në Kosovë, e cila u hap në verë të këtij viti. 

PRIZREN- Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha shpallet Qytetar Nderi i Kryeqytetit të Lidhjes Shqiptare, Prizrenit.
Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të zhvillojë ceremoninë solemne gjatë vizitës së kryeminstrit Berisha në Kosovë më 6 dhe 7 tetor.
Propozimi i kryetarit të komunës, Ramadan Muja, është mbështetur njëzëri nga të gjitha partitë politike shqiptare dhe të komuniteve pakicë, të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës, i cili do të marrë vendimin nesër, në një seancë të thirrur posaçërisht për këtë qëllim.
Komiteti për politikë dhe financa i Kuvendit të Komunës së Prizrenit aprovoi sot me unanimitet propozimin e kryetarit Muja.
"Kryeministri i Shqipërisë dr. Sali Berisha është personalitet i shquar i jetës politike në të gjitha trojet etnike shqiptare dhe si i tillë do t’i bëjë nder qytetit tonë", vlerësohet në motivacionin për shpalljen e kryeminstrit shqiptar Qytetar Nderi i Prizrenit.
Lajmin e bëri të ditur sot Ymer Berisha, shef i zyrës së komunikimit dhe informimit të komunës së Prizrenit.
Mes tjerash në motivacion theksohet edhe vepra madhore e integrimit kombëtar, e magjistrales nga Durrësi në Kosovë, e cila u hap në verë të këtij viti.
"Kryeministri dr.Sali Berisha me rrugën Durrës-Kukës-Morinë ka integruar më së miri të gjithë shqiptarët e dy anëve të kufirit", thekson zëdhënësi i komunës së Prizrenit.
Në një intervistë të publikuar në faqen e parë të numrit të sotëm të gazetës kosovare “Lajm”, kryeministri Berisha thotë se ka pritur përfundimin e autostradës për vizitën dhe konfirmon se më 6 e 7 tetor do të vizitojë Kosovën.

(d.b/ATA//BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›