E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush: Hyrja ne NATO, vazhdoni me reformat

"Ftesa per t'iu bashkangjitur NATO-s qe iu dha Kroacise dhe Shqiperise eshte nje vote besimi, qe te vazhdoni me reformat. Nese ndonje rrezik kercenon popujt tuaj, Amerika dhe NATO-ja do te qendrojne perkrah jush dhe askush nuk do mund t'ju marre lirine". Keto ishin deklaratat qe beri Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh Bush, dje ne Zagreb. Ai mberriti ne Kroaci pas takimit te NATO-s ne Bukuresht.

Presidenti amerikan ka mirepritur ftesen historike te NATO-s per Shqiperine dhe Kroacine dhe perseriti mbeshtetjen e plote amerikane per keto vende. Duke folur para nje turme ne sheshin kryesor te Zagrebit, Bush shprehu shpresen se Maqedonia do t'i bashkohet NATO-s se bashku me Bosnje-Hercegovinen, Malin e Zi dhe ndoshta edhe Serbine. Bush shprehu keqardhjen qe Maqedonia, per shkak te mosmarreveshjeve rreth emrit me Greqine, nuk mundi te marre ftesen. Ai perseriti se Amerika shpreson ta shohe Shkupin ne NATO sa me shpejt qe te jete e mundur. Bush, duke folur per integrimin rajonal ne strukturat atlantike, tha se Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi duhet te bejne hapa perpara drejt anetaresimit ne NATO. Gjate samitit te Bukureshtit, udheheqesit e Aleances rane dakord qe te perfshihen ne dialog intensiv me keto vende.

Por Presidenti amerikan nuk la pa permendur dhe raportet me Beogradin, i cili ka perkeqesuar marredheniet me perendimin per shkak te pavaresise se Kosoves. "Aleanca e NATO-s eshte e hapur per te gjitha vendet e rajonit. Ne pershendesim vendimin e Bosnje-Hercegovines dhe Malit te Zi qe te marrin hapa te reja drejt anetaresimit, te quajtura "dialogu intensiv". Ne shpresojme se nje Serbi e lire dhe e perparuar do te gjeje vendin e duhur ne familjen evropiane dhe te jetoje ne paqe me fqinjet", tha Bush.

Ne fjalen e tij, Presidenti Bush kerkoi nga Tirana dhe Zagrebi qe te vazhdojne me reformat: "Ftesa per t'iu bashkangjitur NATO-s qe iu dha Kroacise dhe Shqiperise eshte nje vote besimi, nese ju do vazhdoni te ndermerrni reformat e duhura dhe te beheni kontribues te rendesishem te Aleances sone te fuqishme. Njeheresh, nese ndonje rrezik kercenon popujt tuaj, Amerika dhe NATO-ja do te qendrojne perkrah jush dhe askush nuk do mund t'ju marre lirine", tha Bush. Presidenti amerikan nuk la pa permendur dhe historine. Me pak se dy dekada me pare, Shqiperia, Kroacia dhe Maqedonia ishin nen shtypjen komuniste. Popujt e ketyre vendeve e kuptojne se cdo te thote liri sepse e kane perjetuar mungesen e saj; ata e dine se cfare vuajtjesh mund te shkaktohen nga perkrahesit e ideologjive radikale te cilet vrasin njerez te pafajshem vetem per te permbushur synimet e tyre politike. Dhe keto mesime i kane vetedijesuar ata qe te punojne perkrah Shteteve te Bashkuara ne luften kunder terrorizmit", tha Presidenti Bush.

Sakaq, ai cmoi kontributin e Shqiperise, Kroacise dhe Maqedonise ne luften kunder ekstremizmit. "Se bashku, popujt e ketij rajoni po ndihmojne qe te perballemi me kete rrezik. Sot ushtare nga Kroacia, Shqiperia dhe Maqedonia po sherbejne me kuraje ne Afganistan, duke ndihmuar popullin afgan te munde terroristet dhe te siguroje nje te ardhme te lire. Forca nga Shqiperia dhe Maqedonia po sherbejne ne Irak, ku po ndihmojne popullin irakian te ndertoje nje shoqeri qe nuk e pranon terrorin", tha Bush, duke arritur ne perfundimin: "Keto vende kane deshmuar perkushtim ndaj vlerave te lirise duke sakrifikuar qe t'ua mundesojne ate dhe popujve te tjere".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›