Prokuroret rindertojne skenen e shperthimit

Tragjedia e Gerdecit ka detyruar per here te dyte ekspertet, si dhe forcat e armatosura qe te zbarkonin ne kraterin e shperthimit per te rindertuar nga e para skenen e ngjarjes. Nje grup prej dhjete personash jane shfaqur mengjesin e djeshem ne zonen e fatkeqesise, ndersa per tre ore jane kryer verifikime ne vatren e shperthimit dhe improvizime per te percaktuar shkakun e tragjedise, qe kushtoi 26 viktima dhe rreth 300 te plagosur. Keto shperthime te kontrolluara kane rikthyer tek nje pjese e banoreve momentet e ngjarjes se ndodhur pak jave me pare dhe panikun. Burime zyrtare thane dje, per gazeten "KJ", se ne perfundim te keqyrjes se vendngjarjes u arrit ne konkluzionin se te gjitha pistat jane te mundshme dhe se shume shpejt me ane te ekspertizes do te percaktohet shkaku i shperthimit me 15 mars te ketij viti ne fabriken e demontimit, prone e firmes "Alba Demil" dhe "South Amunition". Ekspertiza do te ballafaqohet me pas me deshmite e dhena nga punetoret, rojet e fabrikes dhe drejtuesit e saj per te arritur ne konkluzionin qe do percaktoje njekohesisht pistat e hetimit.
Prokuroria e Pergjithshme ka caktuar grupin hetimor qe po merret me dosjen "Gerdeci", per te pasur nje mendim sa me te qarte ne lidhje me momentet e shperthimit te fabrikes se demontimit. Sipas zyrtareve, "zbarkimi serish ne krater ka ardhur menjehere edhe pas rishikimit te deshmive te dhena perpara grupit te pare hetimor, nga ana e personave qe kane jetuar ne ate zone, apo edhe te vete te mbijetuarve qe kane punuar ne fabrike". Per te arritur ne nje skeme te qarte te vendit te ngjarjes, hetuesve dhe specialeve te xhenios u eshte dashur qe diten e djeshme te shkojne ne Gerdec, per te vleresuar nga afer edhe dyshimet e ngritura nga deshmite qe posedojne ne dosje. Nderkohe qe specialistet do te realizojne edhe disa eksperimente me lende plasese dhe municionet luftarake, per te zbuluar se cili ka qene shkaku i ndezjes fillestare te municionit dhe nese behet fjale per nje aksident apo akt te qellimshem.
Dyshimet per ngjarjen
Shkak i eksperimenteve eshte verifikimi i dyshimeve dhe zbardhja e te vertetes per origjinen e zjarrit dhe shperthimit ne fabriken e demontimit. Improvizimi i plasjeve ne krater ka sherbyer per te vleresuar se nga ka ardhur zjarri dhe nese ka qene nje gabim njerezor brenda fabrikes. Gjithashtu do te vleresohet me ekspertize nese ndezja e barutit ka qene e mundshme apo e qellimshme. Nese vertetohet se shperthimi ka qene i provokuar, atehere sipas hetuesve verifikohet nje nga pistat qe po heton Prokuroria e Krimeve te Renda, ajo e aktit terrorist. Nderkohe qe nga ana tjeter, tre oficeret e Krimeve te Renda do t'u duhet qe te hetojne dhe zbulojne nese shperthimi ka qene nje gabim njerezor. Ekspertiza qe do te kryhet me pas do ballafaqohet me deshmite e punetoreve ne fabrike dhe te rojeve qe qendronin te dera. Gjithashtu do te verifikohen deshmite e dy te ndaluarve drejtues te fabrikes, Mihal Delijorgji e Dritan Minxholli. Ky i fundit ne nje deklarate per gazeten "KJ" tha se zjarri kishte ardhur nga jashte fabrikes, duke lene te kuptohet se ka qene i qellimshem dhe jo nje gabim njerezor i punetoreve.
Rruget e hetimit, te gjitha pistat ne loje
Zbarkimi ne krater diten e djeshme nuk ka rrezuar asnje nga pistat e ngritura fillimisht nga Prokuroria e Tiranes per tragjedine e Gerdecit. Zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme, qe kane marre hetimet ne dore pas delegimit te dosjes, thane se edhe pas keqyrjes se vendngjarjes po investigohet ne te gjitha pistat e deklaruara deri ne ekspertize te plote. Verifikimit te djeshem i kane munguar ekspertet e FBI-se, per te cilet u tha se do te mberrinin ne fund te muajit mars te ketij viti. Aktualisht po punohet per te percaktuar nese shperthimi ka qene i qellimshem apo gabim njerezor. Nese rezulton pista e pare, atehere do te kalohet ne hetimin e dyshimeve per akt terrorist, trafik armesh, konkurrence e pandershme, shkelje e rregullave e shperdorim detyre. Ne te kundert do te hetohet per shkelje te rregullave dhe per shperdorim detyre ne lidhje me aktivitetin ne fabrike.