E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sharrojne hekurat, arratisen 2 te denuar

Dy te burgosur me denim te perjetshem kane treguar se miti i sigurise ne burgun me te vjeter ne Shqiperi nuk eshte i pathyeshem. Megjithate liria e tyre nuk ka mundur qe te zgjase me shume se 30 minuta, ndersa jane arrestuar nga policia jo me larg se 5 km nga vendi i vuajtjes se denimit. Kane qene rojet e sigurise se burgut, te cilet kane pikasur ngjarjen e rende dhe kane dhene alarmin. Ata kane identifikuar se te arratisurit jane Fran Marashi, 30 vjec dhe Preng Lleshi, 44 vjec. Ne pak minuta, ata kane mundur te largohen nga te gjithe rrethimet e sigurise dhe te dalin te lire. Nga te dhenat paraprake mesohet se te dy ata e kane studiuar mire situaten, pasi kane menduar gjate e kane planifikuar prej kohesh largimin nga vendi i vuajtjes se denimit. Ata kane shfrytezuar oret e ndeshjes se futbollit Burreli-Skrapari, kur policia ishte e mobilizuar ne ruajtjen e rendit ne kete eveniment sportiv per qytetin qe dyndet thuajse i teri per ne stadiumin e futbollit. Ata kane mundur te sharrojne me sharre hekuri telat e dritares se banjes ne burg dhe me pas kane dale ne shesh te hapur, i jane afruar rrethimit te jashtem duke e kapercyer dhe ate per t'u larguar prej andej. Me daljen nga burgu kane marre rruges poshte, duke rene afer Ktheses se Sanes pergjate aksit nacional Burrel-Klos-Peshkopi, dhe me pas kane rene ne brigjet e lumit Mat, i cili ka qene i tejfryre nga reshjet e koheve te fundit. Kesisoj, ata jane fshehur ne disa shkurrishte pasi prej andej kane vene re levizjet e dendura te policise qe eshte vene ne alarm nga drejtuesit e burgut. Forca te shumta policie te Burrelit kane ngritur dhjetera postblloqe, ashtu si dhe ato te Bulqizes dhe te Peshkopise, deri bllokimin e kufirit me Maqedonine nga mendohej se ata mund te drejtoheshin. Gjithashtu drejt Burrelit jane nisur dhe forca te nderhyrjes se shpejte nga Tirana. Ne kete situate mobilizimi te dendur te forcave policore dhe bllokimit te kalimit te rrugeve, te dy te arratisurit nga burgu i jane afruar nje shkurreje te dendur ne afersi te Zenishtit, fshat i Matit, per t'u strehuar dhe, me sa duket, per te pritur naten. Por, si duket te vene re dhe nga njerez te tjere, qe mund te kene sinjalizuar policine, dy te arratisurit jane zene ne befasi nga policia, per t'i rivene ne pranga dhe derguar ne dhomat e paraburgimit te komisariatit ku dhe jane izoluar. Ne momentin e arrestimit, njeri prej tyre Fran Marashi u ka deklaruar policeve se "une vetem kreva detyren, pasi detyra e nje te burgosuri eshte te perpiqet te fitoje lirine, qofte edhe permes arratise, ndersa detyra juaj ishte qe te me ruanit".

Prokuroria: Dyshimet per ndihme nga brenda

Te burgosurit e arratisur dyshohet se kane pasur nje mbeshtetje nga brenda. Sipas burimeve nga Prokuroria e Rrethit te Matit, kjo eshte njera nga pistat ne te cilat po punon organi i akuzes. Dyshimet bazohen ne faktin se burgu i Burrelit eshte nje nder burgjet me sigurine me te larte ne vend. Madje shume nga te denuarit VIP perfshire edhe Zan Caushin, jane sjelle ketu per vuajtjen e denimit. Me kapjen e dy te arratisurve, atyre u jane sekuestruar dhe dy celulare dhe nje bllok numrash telefonike, cka te le te nenkuptosh se ata arratisjen e kane piketuar prej kohesh dhe prisnin momentin me oportun per ta realizuar. Pervec celulareve, dikush duhet te kete ndihmuar edhe duke i furnizuar me sharren, me te cilen prene hekurat e dritares se banjes. Vete te denuarit thane pas kapjes se jane arratisur ne shenje hakmarrjeje per mosmarrjen parasysh te kerkesave per rishqyrtimin e denimit ndaj tyre.

Ngjarja, reagojne institucionet

Pas arratisjes se bujshme, e para qe ka reaguar ishte Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve. Permes nje njoftimi per shtyp, institucioni ben te ditur se "Fran Fran Pal Marashi, 30 vjec, lindur ne Oblike, Shkoder, i arrestuar ne vitin 2006 dhe denuar me burgim te perjetshem, per pjesemarrje ne banda te armatosura dhe vrasje dhe Preng Ndue Lleshi, 44 vjec, lindur ne Milot, i arrestuar ne vitin 2001 dhe denuar me 16 vjet per vrasje me paramendim e mbetur ne tentative, jane arratisur ne oren 16:35 nga dritaret e burgut te Burrelit, ne pjesen lindore te tij". Sipas specialistes Blerina Marini, "sherbimet e rojes se burgut i kane sinjalizuar dhe kane ndjekur te gjitha procedurat per ndalimin e tyre, qe nga sinjali ndal, deri ne qellimin ne ajer". Edhe zedhenesi i Policise se Shtetit, Klodian Branko, ka njoftuar se "forcat e policise jane duke punuar per te zbardhur pergjegjesit e kesaj ngjarje, te cilet me veprimet apo mosveprimet e tyre u kane krijuar lehtesira te denuarve me burgim te perjetshem te arratisen".

Marashi, denimi per masakren e Ures Vajgurore

Te dy te arratisurit e djeshem ndodhen ne burgun e sigurise se larte te Burrelit, te denuar per "vrasje". Preng Lleshi, 44 vjec, u denua per tre vrasje te kryera brenda nje kohe te shkurter dhe u denua me 16 vjet burgim. Ndersa Fran Marashi ka mbi shpine burgimin e perjetshem per masakren ne Uren Vajgurore me 17 qershor 1997, ku humben jeten kater police. Masakra e Ures Vajgurore eshte dosja e dyte ne radhe e hapur nga Policia e Shtetit per rihetim, edhe pse ka tre autore te denuar, dy ne mungese dhe nje i ekstraduar nga Italia vitin e kaluar. Kater police mbeten te vrare brenda nje autoblindi dhe u plagosen pese te tjere, ndersa jeten humbi dhe nje qytetar. Ne shenje hakmarrje qytetaret rrafshuan vilen ne qender te qytezes, e njohur si vila e Protoduarve, nga e cila u qellua me antitank, ndersa autokolona e policise se Beratit kthehej pas shoqerimit te eskortes se liderit socialist atekohe, Fatos Nanos. Tre te akuzuar u denuan me burgim te perjetshem ne mungese, dy nga te cilet burre e grua, pronare te viles se Protoduarve, Musa e Fatbardha Protoduari. Sipas hetimeve te kryera atekohe nga prokuroria, brenda viles se Protoduarve u perfol se ishin fshehur edhe politikane te djathte, te cilet dyshohet se kane urdheruar sulmin, por ky fakt nuk u vertetua kurre. Te vrare mbeten Miltiadh Koci, Arjan Shemuni, Asllan Selami e Ilia Bano dhe nje qytetar, Ilir Bani. Gjykata denoi pas perfundimit te hetimeve, Fran Marashin, baba i dy femijeve, i denuar me burgim te perjetshem, i kapur nje vit me pare ne Itali dhe ekstraduar ne Tirane, Musa Protoduari dhe Fatbardha Protoduari, burre e grua, te denuar me burg perjete ne mungese. Prokuroria hetoi gjate vitit 2005 edhe per nje numer tjeter personash te dyshuar, por qe u mjaftua vetem me tre te denuar. Disa prej tyre u tha se ishin badiguarde te politikaneve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›