E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush: Largohem nga presidenca me kokën lartë

Presidenti në ikje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhorxh W. Bush ka deklaruar në mbledhjen e fundit të qeverisë së tij se ai do të largohej nga Uashingtoni me një ndjenjë të fortë arritjeje. I ndodhur mes Sekretares së Shtetit Kondoleza Rajs dhe Sekretarit të Mbrojtjes Robert Gejts, Presidenti Bush u shpreh se ishte krenar për përpjekjet e administratës së tij për të promovuar sigurinë dhe parimet demokratike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. "Kjo administratë ka arritur një rekord suksesesh. Unë do të largohem nga kryeqyteti me kokën lart", tha Presidenti Bush. Presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara Xhorxh W. Bush, ka shërbyer në dy mandate si shefi i Shtëpisë së Bardhë dhe do të kthehet në një qytetar të thjeshtë javën tjetër, më 20 janar, kur Presidenti i ri i shtetit më të fuqishëm në botë, Barak Obama do të bëjë betimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›