Maqedoni,zgjedhjet vendimtare për në BE

Integrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE, mund të kushtëzohet edhe nga zgjedhjet presidenciale dhe lokale të 22 marsit. Sipas Jose Luis Herrero, shef i misionit të OSBE-së në Maqedoni, për të arritur standardet evropiane, Maqedonia duhet të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. "Zgjedhjet ardhshme lokale dhe presidenciale do të jenë me prioritet dhe të rëndësishme për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, ndaj duhet të jenë të lira dhe të ndershme", tha shefi i misionit të OSBE-së në Maqedoni. Jose Herrero theksoi se zgjedhjet a ardhshme lokale dhe presidenciale do të jenë me prioritet dhe të rëndësishme për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. "Kërkohet një siguri dhe masa të forta për të arritur standarde në zgjedhje, që ato të jenë tërësisht demokratike", deklaroi ai.