E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri bastiset ambasada amerikane

Mbështetës të presidentit sirian Bashar al Assad kanë mundur të bastisin ambasadën amerikane në Damask dhe janë përpjekur të bëjnë të njëjtën gjë edhe me ambasadën franceze, thonë burime diplomatike. Këto protesta të mbështetësve të presidentit sirian Bashar Al Assad vijnë pas tensionimit në marrëdhëniet mes Damaskut zyrtar dhe Shteteve të Bashkuara dhe Francës, ambasadorët e të cilëve realizuan një vizitë javën e kaluar në qendrën e protestave antiqeveritare, Hama për të shprehur solidaritet me popullin sirian.

Pas kësaj, qeveria siriane kishte shprehur irritimin e sa nga kjo vizitë, në një qytet që njihet si qendër e rezistëncës kundër Asad, thonë po burime diplomatike. Ndërkohë, hyrja e turmave në ambasadën amerikane ka zgjatur vetë disa minuta, ndërsa në mjediset e jashtme janë regjistruar përpleshje mes manifestuesve dhe rojeve të sigurimiit, të cilët edhe kanë qëlluar në ajër.  Zëdhënësi i ministrisë së jashtme franceze siguroi gjithsesi se incidenti përfundoi shpejt dhe sulmuesit janë tërhequr.

Më serioz ka qenë sulmi ndaj selisë së ambasadës amerikane. Besnikët e Assad kanë mundur të hyjnë në mjediset e saj, dhe sipas disa dëshmitarëve, ata kanë arritur të dëmtojnë zyrat, të dëmtojnë fizikisht personelin e sigurimit, dhe janë ngjitur deri në cati. Bëhet fjalë për tre ose katër persona nga turma prej 100 vetësh që sulmoi ambasadën.

Departamenti Amerikan i Shtetit pritet të thërrasë kreun e diplomacisë siriane në Washington për t kërkuar shpjegime për sulmin. Ministria e Jashtme franceze, akuzoi autoritetet se nuk mbrojtën ambasadën në Damask, ndërsa zëdhënësi Bernard Valero tha se e ashtuquajtura demonstratë ishte e orkestruar.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›