Kriza greke dhe infektimi prej saj mblidhet tryeza e BE-se

Bashkimi Europian ka shtruar sërish në tryezë për zgjidhje mundësitë që ekzistojnë për zgjidhjen e krizës greke të borxheve, në të njëjtën kohë që samiti nuk ka mundur të mbetet jashtë druajtjes së përgjithshme se kriza e Eurozonës po përhapet, dhe vendet e radhës janë Italia dhe Spanja.
Rënia e bursave europiane nën këtë frikë dhe rreziku i infektimit nga kriza e borxheve e ekonomisë së tretë në Europë, siç është ajo italiane, ishte një nga debatet në samitin e ministrave të Financave të Eurogrupit. Pasi bisedoi në telefon me kryeministrin e Italisë, Silvio Berluskoni, kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se Roma do të duhet të ndërmarrë reforma buxhetore.
Burime nga samiti i thanë agjencisë Reuters se po diskutohet mundësua e blerjes së borxhit grek, për ta bërë atë më të përshtatshëm në treg. Nëse do të kishte një marrëveshje për këtë, do të hynte në punë plani francez për përfshirjen e sektorit privat që do të qarkullonte bondet gjatë një periudhe 30-vjeçare.
Gjermania, Hollanda, Austria dhe Finlanda janë të vendosur për përfshirjen e sektorit privat në dhënien e paketës së re për Athinën, që pritet të kapë vlerën e 110 miliardë eurove. Por, nuk ka asnjë progres me bankierët në këtë drejtim.
Këto skema nga agjencitë e vlerësimit do të identifikoheshin si falimentim e kjo do të kishte pasoja të rënda në tregjet botërore.
Një zyrtar i lartë i BE-së, e përshkroi situatën e tanishme si tërësisht politike, në vend të debatit për një krizë ekonomike, pasi palët janë duke këmbëngulur dhe marrë pozicione të panegociueshme.
Juli Prifti