Bush, hapa te hidhura per paqen
Nga Zbigniew Brzezinski
Presidenti Xhorxh W.Bush u nis kete jave per nje turne ne Lindjen e Mesme, i cili mund te percaktoje se si historia do ta gjykoje trashegimine e tij. Deri tani, mund te thuhet me siguri se gjykimi do te jete kryesisht negativ. Politika e jashtme e z.Bush ka gerryer thelle ligjshmerine globale te Amerikes, pa permendur ketu kredibilitetin e saj. Ai e ka zhytur Ameriken ne nje konflikt te zgjatur ne rajonin e Gjirit, ndersa ka lene pas dore sfidat gjithnje e me shume kercenuese te Al-Kaedes ne Afganistan dhe Pakistan. Ne fund, opinioni publik boteror eshte kthyer kunder SHBA.
Por, shume mund te ndryshoje nese z.Bush mund te beje qe te ndodhe, ate qe ai sapo e ka parashikuar ne nje interviste me nje gazete izraelite: