Njeqind intelektualet kunder shtetit
Presidentit te Republikes, z.Bamir Topi
I nderuari, zoti President,
Ne jemi nje grup intelektualesh nga e gjithe hapesira shqiptare ne Rajon dhe kemi ndjekur me vemendje e shqetesim te madh diskutimin, debatet dhe votimin ne Kuvendin e Shqiperise te ligjit per rivendosjen e TVSH-se mbi librat dhe botimet e cdo lloji qe vijne nga jashte kufijve te Shqiperise, domethene edhe librat e botimet qe vijne nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, krijuesit ne diaspore dhe emigracion.
Vendimi per rivendosjen e kesaj takse, qe behet ne emer te mbrojtjes se prodhimit vendas te industrise poligrafike, por qe ne te vertete eshte bere per te mbrojtur gjoja interesat e pronareve te disa shtypshkronjave dhe te atyre qe qendrojne pas tyre, eshte sa i nxituar, i pakonsultuar me te gjitha grupet e interesit dhe komisionet perkatese parlamentare, aq edhe i demshem per perhapjen sa me gjere te dijes e kultures nepermjet leximit, ngritjen e shijeve estetike te lexuesve shqiptare, duke filluar qe nga nxenesit e shkollave te te gjitha niveleve dhe grupet e tjera sociale te shoqerise sociale.
Ne e konsiderojme shume te demshem nje ligj te tille, te pastudiuar si duhet per efektet jo vetem ekonomike por edhe kulturore e arsimore, qe do t