E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bush, presidenti me jopopullor ne SHBA

Ne diten kur Barak Obama vizitonte Shtepine e Bardhe si presidenti i zgjedhur i Shteteve te Bashkuara, nje sondazh ne rrafsh kombetar tregoi se mbajtesi aktual i postit eshte presidenti me pak popullor ne 6 dekada, kohe kur filloi per here te pare matja e nivelit te preferences.

Ne historine e anketimeve te kesaj natyre, presidenti Bush renditet i fundit dhe eshte madje edhe me pak i pelqyer se vete Richard Nikson.

76% e te intervistuarve ne anketen e CNN-it dhe “Opinion Research Corporation”, shfaqen hapur mospelqimin per menyren sesi e ka kryer Bush punen e tij.

Ne te gjithe sondazhet e CNN-it dhe Gallup-it qe prej luftes se dyte boterore e ketej, kjo ishte shifra me e larte e amerikaneve te pakenaqurve me nje shef te Shtepise se Bardhe.

“Asnjehere me pare ne llogaritjet tona, niveli i pakenaqesise ndaj nje presidenti nuk kishte kapercyer 70 perqindeshin”, pohon shefi i sektorit te sondazheve, Keating Holland.

Kjo do te thote se Bush eshte sot edhe me pak i preferuar sesa Niksoni ne momentin e doreheqjes pas skandalit “Watergate”. Niveli i pakenaqesise ndaj tij shenonte atehere 66%.

Perpara Bushit, rekordin si presidenti me pak popullor e mbante Harry Truman. Ne 1952-shin, viti i tij i fundit ne post, 67% e amerikaneve e shihnin Trumanin si president te pasuksseshem.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›