E Shtunë, 31 Tetor 2026

NASA, shkencetaret humbasin lidhjet me Fenix

Shkencëtarët e NASA-s thonë se kanë humbur lidhjen me sondën Fenix në planetin Mars. Sipas tyre, sonda ra në heshtje, për shkak të mungesës së furnizimit me rreze drite, energji që edhe e vë në lëvizje.

NASA bëri të ditur se e konsideron misionin të mbyllur. Që prej 5 muajsh nga sonda janë marrë një sërë informacionesh shkencore prej planetit të kuq.

Gjithsesi për NASA-n ky nuk është një dështim, pasi Fenix sipas tyre punoi edhe dy muaj më shumë nga sa kishin parashikuar.
Lidhja me Fenix do të monitorohet, në rast thonë shkencëtarët, se sonda “telefon në shtëpi”.

Por gjasat janë të pakta që kjo të ndodhë jane te pakta, pasi kushtet atmosferike në mars po përkeqësohen. Rënia e temperaturave dhe reduktimi i dritës bënë që bateritë e sondës të mos karikoheshin më.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›