E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama takohet me Bushin

Presidenti amerikan Xhorxh Bush dhe presidenti i zgjedhur i vendit Barak Obama jane takuar ne Shtepine e Bardhe. Ky eshte takimi i pare koke me koke mes dy udheheqesve qe pas zgjedhjeve te 4 nentorit.

Sic e kerkon tradita, presidenti i zgjedhur dhe gruaja e tij vizitojne Shtepine e Bardhe disa jave pas mbarimit te procesit zgjedhor. Por kesaj here takimi mes dy presidenteve zhvillohet shume me heret.

Arsye per kete duket se eshte edhe fakti qe tranzicioni politik ndodh ne kohe lufte per Shtetet e Bashkuara, cka nuk ka ndodhur prej kater dekadash.

Tranzicioni politik po ndodh edhe ne nje moment krize ekonomike ne Shtetet e Bashkuara dhe kjo kerkon vemendje te menjehershme.

Obama ka thene se ai do te veproje me, sic e quajti ai, shpejtesi te posacme per te formuar kabinetin e tij. Keshilltaret e tij kane theksuar se ai e kupton rendesine qe emerimet te jene te shpejta, por thone gjithashtu se presidenti i ardhshem do te sigurohet qe te kete njerezit me te mire per postet ne kabinetin e tij.

Por Obama mund te permbyse edhe disa urdhra te meparshem te administrates Bush me te ardhur ne pushtet. Ne nje interviste per “FoxNews”, kryesuesi i ekipit te tranzicionit Xhon Podesti tha se keto vendime mund te jene ai per qelizat staminale dhe shpimet per nafte ne territorin e SHBA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›