Bushati: Dështimin për vizat i faturohet opozitës
Deputeti, Ditmir Bushati tha se dështimin për vizat, qeveria tenton t’ia faturojë opozitës.
“Në vend që t’i kërkonte ndjesë qytetarëve të vendit të tij, për faktin se shqiptarët nuk do të përfitojnë lëvizjen e lirë këtë fund viti si maqedonasit, serbët dhe malazezët, Berisha zgjodhi sërish armën e tij të preferuar, gjuhën e urrejtjes, shpifjet monstruoze, të cilat bota demokratike ku duam të integrohemi ka kohë që i shpërfill dhe i refuzon me përbuzje”, theksoi ai.
Zt.Bushati tha se Shqipëria ka mbetur në dorën e një njeriu që ka humbur arsyen bashkë me durimin. “Sali Berisha ka hapur librat e shtëpive tona për të mbajtur mbyllur kutitë e krimit të tij elektoral. Liberalizimi i vizave nuk është e nuk mund të jetë më një meritë e qeverisë që e la Shqipërinë të fundit, por një vullnet i BE-së për t’u dhënë edhe shqiptarëve lirinë e munguar të lëvizjes, pavarësisht papërgjegjshmërisë së qeverisë për të përmbushur në kohë kriteret”, vijoi deputeti socialist.
Ai vlersoi se vonesën për procesin e liberalizimit të vizave dhe moshapjen e kutive, Berisha nuk e mbyll dot me gënjeshtrat e tij për opozitën.