E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapja e kutive, skadon afati i opozitës

Ka skaduar sot në mesditë afati i qeverisë për të pranuar kërkesën e opozitës për të bërë transparencën e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Kështu, sot skadoi ultimatumi që partitë opozitare i vunë mazhorancës për hapjen e kutive, si rruga e vetme për t'i kthyer legjitimitetin institucioneve të dala prej zgjedhjeve të përgjithshme, siç është Kuvendi dhe Qeveria. Socialistët nuk kanë bërë të ditura hapat e mëtejshme, që do të ndërmerren pas përfundimit të këtij afati kohor.
Ndërkohë që në datën 5 dhjetor përfundon gjithashtu edhe afati që drejtuesit vendorë, përfaqësues të PS-së, i kanë vënë sërish kryeministrit për t'u shprehur për kërkesat e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›