E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: Qeveria dështoi për liberalizimin e vizave

 “Megjithëse jemi vendi i parë në rajon që kemi firmosur një marrëveshje ripranimi me Komunitetin Evropian në vitin 2005, kemi negociuar një nen dhe deklaratë të posaçme në MSA që në vitin 2005 për reformat që duhet të ndërmerrnim në funksion të perspektivës së liberalizimit të vizave, sot gjendemi të fundit si pasojë e dështimeve të qeverisë Berisha”, theksoi deputeti Ditmir Bushati.

Në emër të Partisë Socialiste, ai ka kërkuar nga qeveria të zbatojë programe antikorrupsion për imunitarët, megjithësi miratimi i këtij ligji kërkon edhe votat e kësaj partie.

“Garantimin e qëndrueshmërisë së stafit në Policinë e Shtetit, për të cilën partnerët ndërkombëtarë kanë treguar një vëmendje të veçantë me fonde dhe trajnime. Heqjen dorë nga praktikat abuzive të emërim shkarkimeve që e kanë kthyer policinë e shtetit në një shkop të pushtetit. Zbatimin e planit të veprimit për menaxhimin e integruar të kufijve lidhur me aspektet e krimit ndërkufitar”, ishin disa nga kërkesat që Bushati parashtroi në media.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›