Italia kerkon pasurine e Prudentinos ne Shqiperi
Pronat llogarite bankare dhe sendet ne posedim te familjes Prudentino qe figurojne ne territorin shqiptar do te kalojne ne favor te shtetit italian. Ligji per Marredheniet jurudiksionale me autoritetet e huaja ne ceshtjet penale i cili ka hyre ne fuqi ne fillim te vitit 2010 parashikon te gjitha detajet per pasurine e te arrestuarve te huaj ne vendin tone. Me kerkese te autoriteteve gjyqesore te huaja gjykatat shqiptare mund te vendosin sekuestrimin e sendeve te konfiskueshme qe ndodhen ne territorin e Republikes se Shqiperise per te cilat eshte dhene nje vendim sekuestrimi ne shtetin kerkues thuhet ne ligj. Sipas tij ky vendim ankimohet ne gjykaten me te larte brenda dhjete diteve nga dita e neserme e marrjes se dijenise. Kerkesa per venien e sekuestros ekzekutohet nga gjykata vendase ne perputhje me Kodin e Procedures Penale. Kur nje pale e trete qe ka fituar te drejta ne mirebesim nje autoritet shteteror apo nje pale e demtuar qe ka vendbanimin ne Shqiperi pretendon pronesine mbi sendet dokumentet apo fitimet nga pronat e parashikuara ne paragrafin numer 1 te ketij neni dergohen vetem nese gjykatat e huaja garantojne kthimin e tyre ne fund te procedimeve ne lidhje me provat thuhet ne ligjin qe u dergua me urgjence ne qeveri ne fillim te ketij viti dhe qe u miratua me pas me shpejtesi nga Parlamenti.
Prokuroria e Pergjithshme thote se ka pasur nje kerkese nga autoritetet italiane per hetimin pasuror ne Shqiperi. Prokuroria e Leces ne Itali gjate komunikimeve verbale por edhe me leter-porosi ka kerkuar nje verifikim nga pala shqiptare te te gjitha aseteve te familjes Prudentino. Sipas Prokurorise se Antimafies se Leces ky person figuron si nje nga kreret e organizates kriminale te grupit mafioz Sacra Corona Unita dhe si i tille ai eshte objekt edhe i verifikimeve te pasurise qe mund te kete. Akuza shqiptare thote se ka pasur nje kerkese nga pala shqiptare e cila i eshte referuar Prokurorise se Vlores. Prokuroria e Antimafies se Leces krahas informacioneve per vendndodhjen Albino Prudentinos ne Shqiperi ka sjelle nje kerkese per evidentimin e se gjithe pasurise se tij qe mund te kete ne Shqiperi thane burimet nga akuza qendrore sipas te cilave pas hetimit te pales shqiptare informacionet do ti serviren antimafies se Leces. Kjo e fundit autorizon palen shqiptare ta perfaqesoje ne gjykate per te kerkuar me pas sekuestrimin pasurise.
Megjithate akuza shqiptare thote se me pare drejtesia italiane duhet te servire te gjitha informacionet per kalimin e vlerave monetare ne Shqiperi. Prokuroria e Leces duhet te sjelle te gjitha informacionet per kalimin e kapitalit nga Italia ne Shqiperi transfertat dhe transaksionet bankare nese jane te faktuara. Me pas do te shohim nese keto para qe dyshohet se kane ardhur nga veprimtarite kriminale jane investuar ne Shqiperi. Nese faktohen te gjitha keto dyshime atehere do te nise edhe sekuestrimi i pasurise. Eumlshte gjykata e cila do te vendose perfundimisht nese pasuria e Prudentios do ti kaloje ose jo shtetit italian thane burimet nga akuza qendrore.