E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arratisja e Tafilit komandohet drejtori i ri i burgut ne Shenkoll

UPDATE- Shkelqim Kalemi eshte komanduar sot drejtori i ri i burgut te Shenkollit ne Lezhe. Vendimi eshte marre pas shkarkimit te nje dite me pare te Mark Lleshit i cili u hoq nga detyra si mase ndeshkuese pas arratisjes se Admir Tafilit.

Dje prokuroria e Lezhes preu 10 flete arresti per 8 punonjesit e policise se burgjeve te cilet shoqeruan te burgosurin Admir Kalemi si dhe arrestoi drejtorin e sigurise se burgjeve dhe mjekun e burgut te Shenkollit.



Arratia
Kane marre vetem disa ore leje nga drejtoria e burgjeve pasi kishin nenen e semure ne gjendje te rende por njeri prej dy vellezerve eshte larguar dhe akoma nuk eshte bere e mundur kapja tij. Admir Bahri Tafili 38 vjec i cili vuante denimin me 22 vjet burgim ne burgun e Shenkollit ne Lezhe mesohet se per here te pare pas 8 vitesh burgim ka marre leje per disa ore per te shkuar prane familjes se tij ne lagjen Ahmet Haxhia qe njihet dhe me emrin Udhakryq. Leja e marre ka qene e vecante pasi nena e tij ndodhej ne gjendje te rende shendetesore. Pervec Admirit i eshte dhene leje dhe vellait te tij Genc Tafili i cili vuan denimin me 25 vjet si bashkepunetor ne vrasjen e Arben Zylyftarit. Te shoqeruar nga nje furgon policie i burgut te Shenkollit ata kane hyre ne banesen qe ndodhet ne brendesi te disa rrugicave por kur ka mbaruar afati i lejes Admir Tafili nuk ka dale. Policet qe do ta merrnin kane hyre ne banese por aty kane gjetur vetem Gencin ndersa familjaret kane pohuar se ai ka dale per tu rikthyer ne burg.
Policet e Shenkollit qe do ta ruanin e rikthenin ne burg kane dhene alarmin dhe kane kontrolluar ne banese por pa mundur ta gjejne. Forca te shumta te drejtorise se policise se Shkodres FNSH-ja si dhe RENEA e mberritur nga Tirana kane filluar kontrollet ne shume banesa ku dyshohej se ishte strehuar Mir Tafili personazh i njohur per policine e Shkodres. Pavaresisht nga postblloqet e shumta qe jane ngritur ne cdo cep te qytetit dhe nga kontrollet qe vijojne deri ne oret e vona te mbremjes nuk ishte bere e mundur kapja e 38-vjecarit.

Pistat
Sipas te dhenave qe jepen jozyrtarisht lidhur me ngjarjen e djeshme dyshohet se ai e ka bere me perpara planin e arratisjes dhe ka disa pista lidhur me menyren e largimit te tij. Policia mendon se ai ka perdorur ndonje tunel te nendheshem qe nuk lidhet me banesen e tij drejtperdrejt por ka shfrytezuar faktin se shtepia e tij ndodhet ne nje pozicion e rrethuar me bahce te banesave te tjera nga ku dilet ne vende te ndryshme. Nje tjeter piste eshte ajo e maskimit te Tafilit dhe largimit te tij nga dera edhe pse aty ishin 13 uniforma blu me furgonin qe i kishin sjelle. Policia eshte perqendruar ne kapjen e tij dhe burime prane saj shprehen se lidhur me menyren e largimit te Tafilit do te hetohet me pas ndersa tani gjithcka eshte perqendruar ne kapjen e tij.

Te afermit Nuk do te dorezohet
Lidhur me kete ngjarje familjaret e Tafilit pohojne se ikja e tij ka qene e papritur. Kimete Tafili nena e Admir Tafilit tregon se dy djemte e saj kane marre leje dhe kane ardhur te shtunden ne oren 10 te shoqeruar nga policia pasi ka qene i semure djali 15-vjecar i Mirit i cili eshte me probleme zhvillimi te vonuar gruaja e tij dhe vete Kimetja. Ndersa kemi qene ne kuzhine duke gatuar burrat kane qendruar ne dhome duke biseduar dhe me te aferm te tjere qe kishin ardhe per ti takuar ndersa Miri ka pire disa birra njera pas tjetres. Ai ka dale dhe ka shkuar tek shtepia e tij e cila ndodhet ne brendesi te bahces se familjes. Ne kujtuam se shkoi tek e shoqja dhe policet ndodheshin ne verande. Nuk e dime nga doli por duhet te kete dale nga dera ne verande dhe u ka thene policeve se do cmallet me shtepine pasi nuk e ka pare tash 8 vjet. Genci u shqetesua duke thene ku iku Miri pse po vonohet si nuk di me ndejte me njerez. Kur u vonua Genci u cua ta kerkonte por ai nuk ishte. Genci ka filluar duke bertitur duke thene me preu ne bese mua preu ne bese policet ma ka bere keq dhe kaloi ne gjendje te tille qe i binte murit me koke e me grushte dhe kane qene policet qe e kane kapur nga krahet.
Nuk e dime nga ka ikur. Dime qe ka shkuar tek shtepia e tij. U merzit shume duke pare djalin dhe ka pire madje ishte i zbehte ne fytyre dhe i tensionuar. I thashe se cfare ke por mu pergjigj se e kam nga emocionet se e shoh shtepine pas kaq vitesh. Mendoj se i ka ike truri se ka qene dhe i pire. Por nuk besoj se do te dorezohet. Kam frike se do te perfundoje si i ati - rrefen nena e tij Kimetja. Ndersa gruaja e Mir Tafilit duke qare vetem tregon se nje dite me perpara e ka porositur te bleje vere pasi do vinte me leje. Ajo gjithashtu pohon se ai nuk do te dorezohet.

Admir Mir Tafili ka qene i denuar per plagosjen e rende te ish-drejtuesit te policise Prel Pjetrushi ngjarje kjo e ndodhur me 21 dhjetor 2001. Kapja e tij eshte bere nga policia e Shkodres me 1 korrik 2002 ne banesen e tij pasi kishin deshtuar disa operacione te meparshme per kapjen dhe ai ishte nder personat e shumekerkuar. Dy dite perpara se te kapej nga policia ai ishte veteplagosur me nje granate aksidentalisht duke marre plage te lehta ne fytyre e kembe. Kjo ka bere qe policia te bjere ne gjurmet e tij dhe me 1 korrik e ka rrethuar ndersa ai nuk ka pranuar te dorezohet por ka qelluar me arme mbi policine. Duke shkembyer zjarr ai ka mundur te spostohet rreth 100 metra nga banesa e tij tek nje banese tjeter e pabanuar dhe pas rreth 30 minutash lufte me policine eshte kapur pasi i jane mbaruar fisheket. Ne operacion kane marre pjese dhe FNSH-ja e blinda policie nisur nga fakti se babai dhe vellai i Mir Tafilit akuzoheshin per vrasjen e drejtorit te policise se qarkut te Shkodres Arben Zylyftari ngjarje kjo e ndodhur me 2 gusht 2000 afer baneses se familjes Tafili.
Mir Tafili ka qene jashte Shqiperise kur ka ndodhur vrasja e babait te tij ku ka pasur precedente penale dhe ka qene i dyshuar per vrasje qe nuk jane dokumentuar. Ne dhjetor te vitit 2001 ai ka qelluar mbi ish-shefin e krimeve te Malesise se Madhe Prel Pjetrushin pasi pretendonte ai kishte qelluar dhe vrare babane e tij gjate operacionit te 2 gushtit 2000 kur u vra dhe drejtori Zylyftari. Mir Tafili njihet si person me rrezikshmeri te larte qe perdor cdo lloj armatimi perfshire dhe minat me telekomande dhe qe nuk dorezohet lehte.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›