E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati takon Hahn në Davos: 2018-ta, vit përcaktues në BE

Ministri i Jashtem, Ditmir Bushati gjatë Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, ka zhvilluar një takim me eurokomisionerin Johannes Hahn.

Në një status në “Facebook”, Bushati njofton se pjesë e rëndësishme e bisedës mes tyre është kalendari politik i KE për vendin tonë.

Postimi i Bushatit

Në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn, diskutuam kalendarin politik të Komisionit Evropian me Shqipërinë dhe ecurinë e reformave shtet-konsoliduese.

2018 është vit përcaktues për ecurinë e mëtejshme të vendit tonë në procesin e integrimit europian. Hapja e negociatave për anëtarësim në BE nuk është as për qeverinë e as për opozitën, por për Shqipërinë dhe shqiptarët.

26 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›