Rama: Kërkesë zyrtare për investimin në aeroportin e Vlorës
Aeroporti i Vlorës, është një nga veprat madhore që qeveria synon të ndërtojë në këtë mandat të dytë.
Hapi i parë për ngritjen e këtij aeroporti duket se është hedhur, pasi kryeministri Edi Rama ka njoftuar në Twitter se ka ardhur kërkesa zyrtare për këtë investim.
Kemi kërkesën zyrtare për investimin e madh të aeroportit të ri kombëtar të Vlorës. Deri në qershor hapja e kantierit #Shqipëriaqëduam, shkruan Rama në Facebook.
17 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)