E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati vezhgon ndeshjen Spanje-Tunizi

Trajneri i ekipit kombetar shpresa, Artan Bushati do te vezhgoje sot ndeshjen e shpresave, Spanje-Tunizi, dy kundershtare qe ndodhen me ekipin tone ne te njejtin grup, ne Lojerat Mesdhetare, "Peskara 2009", qe kane nisur prej dy diteve. Ekipi shqiptar shpresa eshte akomoduar ne Peskara, ku ndodhen edhe sportiste te sporteve te tjera qe do te garojne mes 21 vendeve pjesemarrese ne keto Lojera. Para Lojerave Olimpike, ky event eshte nder me te rendesishmit dhe qe ka marre vleresimin duhur te drejtuesve te sportit tone. Pas mberritjes kuqezinjte kane nisur menjehere pergatitjet per dy ndeshjet e grupit, me Tunizine dhe Spanjen. Ekipi i drejtuar nga Artan Bushati eshte stervitur gjate dites se djeshme me dy seanca ne dite. Sakaq, para se kuqezinjte te luajne me Tunizine, sipas programit, me 27 qershor, trajneri do te njohe kundershtaret, qe do te luajne sot ndeshjen e tyre. Ky eshte nje favor qe do te kete trajneri Artan Bushati, para perballjeve zyrtare. Ndonese favorit i grupit tone shihet Spanja, me te cilen do te ndeshemi dy dite me vone, me 29 qershor, Shqiperia synon qe te fitoje ne takimin e pare ndaj Tunizise, per te shpresuar ndonje kualifikim te mundshem per ne gjysmefinale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›