Sezoni, vendoset tren special Tiranë-Durrës
Treni special vihet në funksionim ditën e shtunë dhe do jetë çdo ditë deri në përfundim të sezonit turistik veror Stacion fundor zona e Plazhit, çmimi i biletës 48 lekë.
DURRES- Që nga dita e nesërme e në vazhdim, për pushuesit që do të frekuentojnë plazhin e Durrësit është vënë në dispozicion një tren special vajtje-ardhje, linjë e cila do të funksionojë çdo ditë deri në përfundim të sezonit turistik veror. Sipas titullarëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhës në Durrës, kjo linjë që tradicionalisht vihet në punë çdo vit, u vjen në ndihmë pushuesve të kryeqytetit por dhe të zonave që shtrihen mes metropolit e qytetit bregdetar. Ndërkohë, për këtë sezon turistik, ndryshe nga vitet e mëparshme, nuk do të ketë tren special për pushuesit në linjën Elbasan-Durrës e anasjelltas. "Vendosëm që në linjën e Elbasanit këtë vit të mos vendosim tren special, për shkak se vitin që shkoi, numri i frekuentuesve ishte tepër i vogël", - shtojnë burimet e mësipërme. Mësohet se treni special do të niset nga Tirana në orën 07:00 dhe do të jetë në Durrës, përkatësisht në zonën e Plazhit (Shkozet), në orën 08:00. Ndërsa nisja nga i njëjti stacion drejt kryeqytetit do të bëhet në orën 16:30 të çdo dite. "Treni do të ketë 5 vagonë dhe është komod. Ai do të qëndrojë në të gjitha stacionet që ka linja e zakonshme Tiranë-Durrës, plus stacionin fundor në zonën e Plazhit", - shtojnë burimet pranë Drejtorisë së Për-gjithshme të Hekurudhave. Ndërsa çmimi i biletës vetëm 48 lekë (mbi 2 herë më pak se udhëtimi me autobusë e furgonë), mendohet që do të jetë një arsye tjetër për të shtuar numrin e pasagjerëve. Gjatë sezonit turistik veror 2008, treni special Tiranë-Durrës shënoi një numër të kë-naqshëm pasagjerësh. Sipas statistikave, në ditët e fundjavës (e shtunë-e diel), çdo ditë me këtë tren udhëtonin mesatarisht 1000 pasa-gjerë. Ndërsa në ditët e zakonshme, ky numër ishte më i vogël. Burime zyrtare pranë Drejtorisë së Për-gjithshme të Hekurudhave shtojnë se kjo linjë speciale do të funksionojë deri në ditën e fundit të mbylljes së sezonit turistik veror 2009.
(s.g/GSH/BalkanWeb)