E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpetim Duro, trajneri i ri i Beses

Besa emeroi trajnerin e ri te skuadres, Shpetim Duron. Ish-trajneri i Partizanit, ashtu sic pritej dhe parashikohej, u eshte bashkuar kavajasve per edicionin tjeter futbollistik. Situata e fundit qe po kalonte Partizani, pas renies ne nje kategori me poshte, kane detyruar trajnerin dhe disa lojtare qe te largohen, pas ofertave te ekipeve te ndryshme te Kategorise Superiore. Duro kaloi ne nje skuader tjeter, duke marre me vete edhe portierin, Orges Shehi. Kesisoj, Besa qe pritet te filloje stervitje shume shpejt eshte duke ndertuar skuadren e ardhshme. Duro zhvilloi nje sezon pozitiv me Partizanin, ndonese keta te fundit nuk mbijetuan ne perfundim te kampionatit. Edhe portieri dhe kapiteni i ekipit, Orges Shehi ka krijuar nje boshllek pas largimit te Besa. Kavajasve pritet t'i bashkohen edhe lojtare te tjere, mes te cileve sulmuesi i Tiranes, Daniel Xhafaj.

Trajneri i Dinamos dhe stafi i tij i ngushte po mendojne per nje sukses evropian dhe pas ecurise se ndeshjeve te Liges Europa do te vendoret mbi te ardhmen e lojtareve. Kampin dinamovit i jane bashkuar gjate diteve te fundit, si perforcime, per te shenuar nje sukses ne Evrope dy lojtaret e Apolonise, Berkic dhe Nikolic. Te dy keta lojtare jane vene nen urdhrat e trajnerit, Shkelqim Muca, pak dite para ndeshjeve evropiane. Me 2 korrik Dinamo do te luaje ndaj Lahtit dhe sulmi duket i blinduar, sikurse edhe repartet e tjera. Para se te mendoje per te ardhmen e lojtareve qe mbyllen sezonin e fundit, apo te atyre qe kane ardhur kete sezon, stafi drejtues po planifikon nje sukses evropian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›