Dinamo, sot stërvitja e parë për Bakaj e CecoDinamo, më 12 janar do të niset drejt Antalias së Turqisë

Elis Bakaj dhe argjentinasi Ruben Ceco do të jenë dy fytyrat e reja në stërvitjen e parë për vitin 2009 të Dinamos. Seanca stërvitore do të drejtohet nga zëvendëstrajneri i 17-herë kampionëve, Artan Mërgjyshi. Trajneri kroat Zlatko Dalic do të mbërrijë në Tiranë ditën e shtunë, më 10 janar, ndërkohë që Dinamo, më 12 janar do të niset drejt Antalias së Turqisë.
E Enjte, 08 Janar 2009