E Diel, 1 Nëntor 2026

Mançe: Dinamo mund ta blejë sërish Plakun"Gjithçka do të sqarohet në datën 10 tetor dhe vetëm atëherë do të flasim me saktësi”, menaxheri i Plakut, Gëzim Mançe

E ardhmja e sulmuesit Sabino Plaku mbetet e paqartë. Lojtari është nisur drejt Norvegjisë dhe i është bashkuar Ham Kam sipas datës së përcaktuar në marrëveshjen e huazimit te Dinamo. Menaxheri i tij, Gëzim Mançe në një deklaratë eksluzive për “Gazeta Sporti” sqaron situatën përreth futbollistit: “E ardhmja e Plakut ende nuk mund të thuhet me saktësi. I përket bordit drejtues të klubit të vendosë se çfarë do të bëjë me lojtarin. Gjithçka do të sqarohet në datën 10 tetor dhe vetëm atëherë do të flasim me saktësi”, shprehet Mançe.

MARRËVESHJA- Sipas menaxherit Mançe, për sulmuesin do të vendoset nëse ai do të qendrojë te Ham-Kam, të huazohet përsëri, ose të shitet në një klub tjetër. “Edhe kjo është e paqartë, pasi i takon bordit të vendosë. Ai mund të qendrojë te klubi norvegjez, të huazohet sërish, ose të shitet në një tjetër klub. Por ajo që mund të them paraprakisht është se Dinamo ka shumë shanse ta blejë përsëri kartonin e tij. Gjithsesi ka edhe disa ditë kohë për t’u vendosur”.

ABRAHAM- Edhe e ardhmja e futbollistit të Tiranës, Abraham Aleçenvu është e paqartë. Për të ka disa oferta nga klube jashtë vendit, por një gjë e tillë do të mësohet shumë shpejt. Është menaxheri i tij gëzim Mançe ai që flet për këtë çështje. “Edhe për Abraham nuk mund të themi asgjë më shumë. Në adresën e tij kanë ardhur tri oferta, të cilat po i shikojmë me kujdes. Një prej tyre është edhe ajo nga Arabia Saudite, e cila ka qenë e interesuar që në merkaton e verës. Ndoshta shumë shpejt do të vendoset edhe për të ardhmen e tij”.
(Gazeta Sporti)

E Enjte, 08 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›