E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushnesh, percillen 5 viktimat e aksidentit

Fushe-Kruje- Hapen dyert e mortit ne kater familje ne fshatin Bushnesh te Fushe-Krujes. Dje rreth ores 14:00 te pasdites familjare, miq, te aferm dhe shoke te pese te rinjve qe mbeten viktima te aksidentit tragjik ne autostraden Tirane-Fushe-Kruje, pas perplasjes me nje autoambulance te spitalit te Lacit, i percollen mes loteve dhe dhimbjes per ne banesen e fundit. Familjet kane pritur ngushellime te qindra personave, ku dy prej te ndjereve ishin vellezer. Por ndryshe nga ceremonite mortore ne fshatin Bushnesh, qe jane zhvilluar ne te njejten ore, pasi te rinjte ishin shoke me njeri-tjetrin, ne qytetin e Lacit nuk eshte zhvilluar ceremonia e shoferit te ambulances, Vlash Suti, pasi familjaret kane vendosur qe te behet diten e sotme. Aksidenti tragjik qe pergjaku "autostraden e vdekjes" ndodhi rreth ores 20:00 te mbremjes se hene, afer fshatit Derven, kur autoambulanca e spitalit te Lacit, e drejtuar nga 45-vjecari Suti, eshte perplasur "koke me koke" me mjetin tip "Benz" ku udhetonin pese te rinjte, dy vellezerit Eri dhe Ili Murati, 15 dhe 17 vjec, Artan Alushi 30-vjec, Indrit Kaci 18 vjec dhe Florian Muzhaqi 26-vjec, te cilet shkonin per te luajtur futboll ne nje kalceto afer fshatit ku dhe banonin. Policia tha se shkak i aksidentit ishte bere shpejtesia e madhe e mjeteve ne udhetim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›