Konstitucionalistet: Pa prova te reja, kutite nuk mund te hapen
Kutite e votimit nuk mund te hapen pa prezantuar me pare prova te reja ligjore lidhur me deformimin e procesit elektoral te 28 qershorit ne ato zona qe opozita konteston vendimin e dhene nga Kolegji Zgjedhor. Per konsitucionalistin Rustem Gjata ky argument mbeshtetet ne dispoziten parimore te Kodit te Procedures Civile dhe ne Kushtetute. Sipas zotit Gjata e vetmja rruge per te hapur kutite e votimit, kalon nepermjet shqyrtimit te ketyre provave te reja ne Gjykaten e Larte, ankimimit ne Gjykaten Kushtetuese dhe rruga e fundit qe i mbetet opozites eshte qe ajo per t'iu drejtuar Gjykates se Strasburgut. Por opozita, qendrimin e saj lidhur me hapjen e kutive te votimit e bazon ne ndermarrjen e nje iniciative te re ligjore, te cilen e mbeshtet ne mbledhjen e 20 mije firmave, sipas saj. Por per juristet, ky pretendim eshte shkelje flagrante e ligjit elektoral dhe kushtetues, pasi ne kete menyre krijohet nje perplasje mes gjyqesorit dhe legjislativit.