Trafik heroine ne aksin Vlore-Elbasan
ELBASAN- Nje sasi prej 500 gramesh heroine e paketuar ne nje qese eshte kapur pasditen e djeshme nga agjentet e Policise se Elbasanit, pas nje ndjekje te rrezikshme qe perfundoi me aksident, por pa te lenduar. Ne pranga rane tre adoleshente, nje prej te cileve femer dhe mesohet se ne kerkim eshte edhe nje i katert. Policia publikoi inicialet e te arrestuarve per shkak te hetimit dhe tha se ata jane, B. D., nga fshati Dermenas i Fierit, A. P., nga qyteti i Fierit dhe vajza E. D., nga Tirana, kurse per te katertin nuk jepet asnje informacion. Lenda narkotike dyshohet se eshte marre ne qytetin e Vlores, kurse te arrestuarit jane te gjithe nga mosha 17-18 vjec.
Te ndodhur ne bordin e nje autoveture me targa VL 5070 C, mesditen e djeshme te rinjte kishin nisur udhetimin nga qyteti bregdetar. Informatat operative kane vendosur lidhjet mes dy policive dhe ne hyrje te qytetit te Elbasanit, patrullat jane vene ne ndjekje te mjetit. Drejtuesi ka refuzuar te ndaloje, duke shtuar shpejtesine me qellim qe t'i shpetonte prangave. Por pas disa minutash ndjekje ne shpejtesi te rrezikshme tej kufijve normale, makina e adoleshenteve eshte detyruar te dale nga rruga. Menjehere eshte perplasur me nje shtylle elektrike anash rruges dhe me nje tjeter mjet, qe vinte ne drejtim te kundert. Burime zyrtare bene me dije se demet kane qene materiale dhe nuk ka pasur te lenduar nga personat e perfshire ne aksident. Menjehere agjentet prangosen dy djemte nga Fieri dhe vajzen nga Tirana, ndersa u vune ne kerkim te nje tjeter te riu nga Elbasani, qe dyshohet si bashkepunetor ne kete trafik droge, por nuk zbuluan identitetin per shkak se operacioni nuk ka perfunduar. Ne makine gjate kontrollit u gjet edhe qesja e mbushur me 500 gr heroine, qe mendohet se ka destinacion pikerisht tregun e perdoruesve ne kete qytet. Gjate momentit te venies se prangave te rinjte nuk kane reaguar, ndersa po hetohet nese ne momentin e ndjekjes policore, ishin nen efektet e droges apo te vetedijshem per te mos u bindur dhe shpetuar nga burgu.