E Shtunë, 31 Tetor 2026

Butler: BE, gati te ndermjetesoje Rozeta Rapushi

Duke iu pergjigjur interesimit te medias, lidhur me hetimin qe po ben Komisioni Parlamentar dhe akuzat e ndersjella per nje puc shteti, zedhenesja e Komisionerit te BE, Natasha Butler, ritheksoi edhe njehere zotimet e Shqiperise si vend qe kerkon t'i bashkohet BE-se. "Ne po mendojme se cila do te ishte menyra me e mire per te reaguar me nje partner qe ka paraqitur kerkesen e tij per ne Bashkimin Evropian. Nje vend kandidat potencial, qe meriton gjithe vemendjen tone. Sapo ne te vendosim per pisten perkatese qe do te ndjekim, une mund te them me teper se kaq. Per momentin, ne jemi duke e ndjekur zhvillimi e situates", sqaroi Butler. Nga ana tjeter, Brukseli eshte i gatshem qe te ndermjetesoje perseri midis paleve, nese qeveria dhe opozita bien dakord per te kerkuar asistencen e BE-se, sikurse ndodhi vitin e kaluar ne Strasburg. "Komisioneri udheton ekstremisht shume. Kjo nuk perben problem per ate pasi ai mund te udhetoje cdo dite. Mund te ndodhe qe ai te marre avionin per ne Tirane dhe te takoje kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e Partise Socialiste Edi Rama, per te pare se cfare zgjidhjeje politike do te mund te gjendet", ka shtuar Butler. Komisioni Evropian ben apel per respektim te ndarjes se pushteteve ne vendin tone. Ne menyre te vecante, tashme pas demonstrates se dhunshme te 21 janarit dhe hetimin e saj. Apeli u be nga zedhenesja e Komisionerit per Zgjerimin, Stefan Fyle, Natasha Butler. Publikisht, Butler kerkoi dje respekt per ndarjen e pushteteve, ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqesorit, duke bere te qarte faktin se Komisioni Evropian po monitoron dhe ndjek situaten ne Shqiperi. "Ne Shqiperi, si ne vendet e tjera kandidate potenciale te Bashkimit Evropian, duhet te kete nje ndarje te pushteteve, domethene te kete ndarje mes legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqesorit. Ky rregull, respektohet ne te gjitha vendet dhe duhet te zbatohet edhe ne Shqiperi",-tha Butler. Ajo konfirmoi se KE, po e ndjek situaten me shume vemendje dhe ne kete aspekt kerkon qe te tre pushtetet te respektohen. "Kjo eshte thelbesore per nje demokraci dhe Shqiperia, qe ka bere kerkesen per te qene vend kandidat i Bashkimit Evropian, duhet te tregoje se respekton dhe zbaton ne praktike kete princip themelor qe ben pjese ne kriteret e Kopenhagenit",-theksoi Butler. Ne kete aspekt, ajo kujtoi se eshte e rendesishme qe "Prokuroria e Pergjithshem te mund te vazhdoje hetimet ne menyre transparente me ndihmen dhe mbeshtetjen e te gjitha paleve dhe kryesisht qeverise dhe opozites". E pyetur nga gazetaret se cfare ndodh nese keto parime nuk respektohen, Butler u shpreh se "Situata ne Shqiperi eshte shqetesuese dhe per kete fakt ne Tirane mberriti para disa ditesh i derguari i Baroneshes Ashton dhe se dje ne takimin e Ministrave te Jashtem te BE-se, u diskutua nder te tjera edhe per Shqiperine. "Te gjitha opsionet jane te hapura. Shqiperia eshte potencialisht vend kandidat per ne Bashkimin Evropian ndaj duhet ta shikojme me shume kujdes situaten atje",-tha ajo.

Monitorimi
Bashkimi Evropian po monitoron situaten ne Shqiperi, ne menyre te vecante pas demonstrates se dhunshme te 21 janarit. Aktualisht po shqyrtohet menyra per te reaguar ndaj vendin tone, si partner qe kerkon anetaresim ne BE.

Keshilla
Zedhenesja e Komisionerit per Zgjerimin, Stefan Fyle, kerkoi dje respektim te pavaresise se pushteteve ne vendin tone. Natasha Butler, tha se ne Shqiperi, si ne vendet e tjera kandidate potenciale te BE-se, duhet te kete nje ndarje te pushteteve, mes legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqesorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›