Në verë, ujë 24 orë në ditë për Tiranën
TIRANE-Banorët e kryeqytetit nuk do të vuajnë më mungesën e ujit të pijshëm. Deklarata ka ardhur nga kreu i Ujësjellës-Kanalizimeve për Tiranën, Sahit Dollapi, i cili ka deklaruar se kryeqytetasit nuk do të kenë më nevojë për depozita. Sipas tij, investimet dhe ndërhyrjet në rrjet, por edhe lidhja e kontratës me këtë ndërmarrje janë në rrugë të mbarë dhe shumë shpejt do t'i japin fund makthit të banorëve të Tiranës, për ujin e pijshëm.
Sipas tij, shumë shpejt banorët e metropolit shqiptar, nuk do të vuajnë më për ujë të pijshëm. Dhe me këtë ai ka parasysh edhe banorët e Unazës së Re, të cilët mungesën e ujit të pijshëm e vuajnë prej vitesh, por edhe ata të zonave të urbanizuara vitet e fundit, ku ka munguar krejtësisht infrastruktura e kanalizimeve të Ujësjellësit. Sipas tij, në një ndër zonat më problematike, atë të Unazës së Re, tashmë ka filluar puna për shtrimin e rrjetit, ndërkohë që janë lidhur rreth 2 mijë kontrata.
Megjithatë, kreu i Ujësjellësit, përpiqet të jetë objektiv dhe sqaron se furnizimi me ujë për zonën e Kasharit do të zgjidhet përfundimisht në muajin gusht, atëherë kur parashikohet të vihet në punë depoja e re, e cila po ndërtohet pranë mbikalimit në hyrje të Tiranës. Ai shpjegon edhe strategjinë që po ndjek kjo ndërmarrje për ta hequr këtë zonë nga lista e zonave problematike. "Së pari, është projektuar administrimi i burimeve që vijnë nga Bërxulli, ndërkohë që ka nisur puna për ndërtimin e një depoje me kapacitet 7 milionë metra kub ujë dhe së treti ne po kemi nisur shtrimin e tubacioneve në këtë zonë që do të çojë ujin tek banorët, të cilët do të kenë kontratë me ujësjellësin, - ka sqaruar Dollapi. Ky është një investim i kushtueshëm, por që Ujësjellësi i Tiranës e ka marrë përsipër ta realizojë me fondet e veta për t'u siguruar banorëve ujë të pijshëm", - ka përfunduar kreu i Ujësjellësit, Sahit Dollapi.
(d.b/GSH/BalkanWeb)