E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi OSBE dhe mediat reagojne kunder kontrollit te telefonave te gazetareve

Organizata per Siguri dhe Bashkepunim ne Europe nxiti institucionet shqiptare qe te bashkepunojne per te hetuar plotesisht dhe sa me shpejt ngjarjet e dhunshme te Tiranes ne 21 janar. OSBE publikoi ne mbremje nje deklarate me te cilen u ben thirrje institucioneve qe gjate ketyre hetimeve te veprojne ne perputhje me shtetin e se drejtes dhe te respektojne pavaresine dhe lirine e medias.

Deklarata citon ambasadorin Eugen Wollfarth te kete thene se media luan nje rol kyc ne demokraci dhe ne shoqerine e lire dhe se ai nxiste te gjitha institucionet te mbeshtesin median ne detyren e saj te larte per te vene ne dispozicion te publikut te dhena faktike. Kjo duhet te behet ne perputhje me ligjin ne frymen e lirise dhe te demokracise.

Sipas drejtuesit te OSBE-se gazetaret duhet te kene besimin se kjo eshte baza e punes se tyre profesionale ashtu sikunder edhe shprehja e opinioneve si kontribut per formimin e opinionit publik.

Komentet e perfaqesuesve te OSBE-se erdhen menjehere pasi u njoftua se komisioni hetimor parlamentar per ngjarjet e dhunshme te 21 janarit kerkoi qe listes se politikaneve dhe zyrtareve me te larte shteterore per kontroll te telefonatave tu shtohen edhe kater gazetare.

Midis gazetareve gjendet edhe emri i drejtuesit te programit investigativ Fiks Fare ne televizionin Top Channel Filip akuli i cili transmetoi ne fillim te janarit video-kaseten e regjistruar nga ish ministri i ekonomise Dritan Prifti ku ai flet per biznes me ish zevendes-kryeministrin Ilir Meta tashme i dorehequr.

Televizioni Top Channel deklaroi ne mbremje se perfshirja e dy gazetareve te njohur te saj Filip akuli dhe Sokol Balla ne hetimin e tabulateve telefonike eshte e motivuar politikisht dhe se ky veprim cenon integritetin e tyre profesional dhe fizik. Top Channel publikoi nje deklarate ku thekson se vendimin e komisionit hetimor e sheh si nje kercenim ndaj integritetit profesional te tyre dhe te vete televizionit me te madh dhe te rendesishem ne vend.

Televizioni Top Channel thote se ka me shume se nje muaj qe se bashku me gazetaret e vet eshte vene ne qender te sulmeve politike. Por se fundi jane krijuar rrethana te reja kur Top Channel veren me shqetesim se nga deklaratat me sfond politik prej te cilave ka qendruar larg po kalohet ne veprime konkrete nga perfaqesues dhe titullare te mazhorances qeverisese.

Top Channel deklaroi se do te vazhdoje me vendosmeri misionin e tij te informimit dhe transparences se publikut pavaresisht sulmeve te fundit politike te cilat kerkojne ta perfshijne ate dhe gazetaret e Top Channel ne nje beteje politike ne te cilen nuk ka qene dhe as do te jete pjesetar.

Regjistrimet e Top Channel-it dhe programit Fiks Fare e kane vene shpesh ne veshtiresi qeverine e kryeministrit Berisha sic ishte rasti i ish ministrit Ylli Pango. Ky i fundit u shkarkua brenda pak minutash nga detyra madje nderkohe qe Fiks Fare po vazhdonte transmetimin e nje kasete kompromentuese per te. Por tani Top Channel dhe Fiks Fare sollen doreheqjen dhe hetimet per korrupsion ndaj numrit dy te koalicionit qeveritar Ilir Meta i cili eshte edhe pika kyce e shumices se brishte PD-LSI.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›