E Diel, 1 Nëntor 2026

Butler: Procesi i zgjedhjeve ende nuk ka përfunduar

Natasha Butler, zëdhënësja e Komisionerit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Stefan Fule deklaroi në një konference për shtyp se procesi zgjedhor në Shqipëri nuk konsiderohet i mbyllur. Natasha Butler tha se Brukseli po ndjek nga afër situatën dhe do të ndjekë edhe zhvillimet në vijim, përsa i përket edhe ankimimeve. "Natyrisht që ne kemi mbajtur shënime për publikimin të hënën nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të rezultatit për kryebashkiakun e Tiranës. Dimë gjithashtu që çështja e numërimit të atyre që janë cilësuar votat e hedhura gabimisht është një çështje që ka ngjallur shqetësim. Procesi zgjedhor ende nuk ka përfunduar dhe ne do ta ndjekim shumë afër çështjen e apelimeve dhe deri në publikimin e rezultateve finale të zgjedhjeve dhe raportin final të OSBE/ODIHR-it. Presim që procesi i ankimimeve të ndodhë në një mënyrë të lirë, transparente dhe veprojë në mënyrë të pavarur e si një trup gjyqësor i paanshëm. Ky proces duhet të jetë në përputhje me ligjin në Shqipëri. Siç ju e dini një nga 12 prioritetet e Komisionit Europian ishte zhvillimi i zgjedhjeve në përputhje me standartet ndërkombëtare. Ne po presim raportin final të OSBE/ODIHR-it. Bazuar në raportin e parë dhe atë post zgjedhor ka disa anë pozitive si dita e zgjedhjeve por zhvillimet pas zgjedhjeve nuk përputhen me standartet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike. Zhvillimi i zgjedhjeve në përputhje me standartet ndërkombëtare është një element kyç për të ardhmen evropiane të Shqipërisë", u shpreh zëdhënësja Natasha Butler. edhe më heët zëdhënësja e Komisionerit të Bashkimit Europian, Natasha Butler deklaroi se procesi elektoral në Shqipëri nuk ka përfunduar ende dhe se Kolegji Zgjedhor që do të shqyrtojë ankimimet duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur. Standartet e zgjedhjeve, kusht themelor për integrimin e Shqipërisë në BE", tha Butler.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›