Zgjedhjet, KE: Ankimimi, transparent e i pavarur
Zëdhënësja e Komisionerit të KE-së, Natasha Butler ka deklaruar sot se po ndiqet me vemendje procesi paszgjedhor, duke bere apel per transparence gjate procesit te apelimit te rezultatit.
Gjate nje deklarate per mediat, Bulter theksoi se ky proces duhet te bëhet në mënyrë transparentë dhe të pavarur.
Procesi i apelimit duhet të bëhet në mënyrë komplet të pavarur dhe transparante. Procesi i apelimit të përmbushë kornizën ligjore në Shqipëri. Eshtë me rëndësi që zgjidhjet ligjore të gjenden për ceshjte që nuk janë të mbuluar nga baza ligjore dhe janë të hapura për intepretime. I bëjme thirrje lidereve te politikes ne Shqiperi që të gjejne zgjidhje konsensuale për këto cështje- ka thene ajo.
Sipas saj per nje vleresim te zgjedhjeve vendore ne Shqiperi do te pritet raporti i OSBE/ODIHR-it, që pritet të dalë pas 1 muaji e gjysëm. Ajo ritheksoi edhe njehere ate qe gjithe nderkombetaret kane deklaruar prere ne cdo takim te zhvilluar tek ne. “Standardet e zgjedhjeve jane kusht themelor për integrimin e Shqipërisë në BE”.