E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama:S`njohim rezultatet, vendimi kanibalizëm elektoral

Kryetari i PS-së dhe njëkohësisht edhe kandidati për bashkinë e Tiranës Edi Rama e ka cilësuar si kanibalizëm elektoral vendimin e djeshëm të KQZ-së ndërsa shtoi se Partia Socialiste nuk do ta njohë këtë rezultat.
 

Në një konferencë për shtyp, Rama theksoi se Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve manipuloi të dhënat pasi sipas tij votat që ndryshuan rezultatin e zgjedhjeve nuk përputhen me tabelat e votave për frymë zgjedhësish.
 

“Nuk ka më turp sesa një qeveri e cila i përcjell çdo familjeje këtë mësim që të vjedhësh është e moralshme dhe përmes vjedhjeve mund të realizohen qëllimet. Saliu ka bërë gabim çdo llogari për të grabitur votat tona në 8 maj” theksoi Rama.
 

Më tej Rama theksoi se opozita nuk do të tërhiqet asnjëherë nga kauza e saj për rivendosjen e demokracisë ndërsa shtoi se kontestimi i opozitës do të përshkallëzohet në rast se e drejta saj nuk do të njihet.
 

“Ne nuk e njohim rezultatin por e shohim si një sëmundje akute dhe s`ka dyshim që kontestimi ynë do të përshkallëzohet në rast se e drejta jonë nuk do të njihet ashtu siç është, një e drejtë e parë nga të gjithë të cilën ka kamikaz në oborrin e pushtetit siç janë ata katër në KQZ, por nuk ka jurist plepash që mund të vërë në dyshim” theksoi Rama.

Ai ka akuzuar kreun e qeverisë se po mban nën trysni policore anëtarët e kolegjit zgjedhor me pretendimin se po i mbron.
“Nga kush po i mbron gjykatësit Saliu? Opozita nuk ka konflikt dhe llogari të hapur me gjykatësit por vetëm me Saliun dhe me pushteitn e tij që përmes vjedhjes kërkon të asgjesojë besimin e qytetarëve tek zgjedhjet” theksoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›