E Diel, 1 Nëntor 2026

Butragueno: Topi i Artë për Casillas

Madrid – Portieri i Real Madridit Iker Casillas, i cili pati rol kryesor në fitoren e Spanjës në Euro 2008, duhet të fitojë Topin e Artë si futbollisti i vitit. Kështu është shprehur legjenda spanjolle e futbollit Emilio Butragueno të Premten.

“Tradita ka treguar se ky çmim fitohet vetëm nga futbollistët me karrierë. Por Iker është një portier special, dhe ka shkëlqyer gjithmonë në karrierën e tij dhe jo vetëm këtë vit” – tha Butragueno, ish futbollisti i Real Madridit dhe zv/president i klubit.

“Fakti se Spanja është kampion Europe dhe roli i tij në çerek finale,  bëjnë që Casillas ta meritojë këtë çmim. Ai duhet ta fitojë Topin e Artë” – shtoi ai.

Casillas, 27 vjeç, ka lejuar vetëm dy gola në portën e tij gjatë  kohës së rregullt në Euro 2008.

Kapiteni u bë një hero kombëtar pasi kapi dy penallti në çerek finale në ndeshjen Spanjë- Itali kur ndeshja përfundoi me rezultatin 4 me 2 pas penalltive.

Fituesi i Topit të Artë është përzgjedhur nga një juri gazetarësh dhe futbollistësh gjatë një votimi në revistën France "Football" e cila organizohet që prej vitit 1956.

Mesfushori brazilian i Milanit Kaka ka fituar Topin e Artë në vitin 2007.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›