E Diel, 1 Nëntor 2026

Butrint ulliri i thare i kryeministrit Berisha mbillet per te 18 here

TIRANEuml- Kater dite me pare ne faqet e Gazeta Shqiptare u publikuan foto nga Parku i Butrintit ku jepet nje detaj tejet interesant i tij Ulliri i kryeministrit Sali Berisha i cili ishte mbjelle ne maj te vitit 2008 ishte drejt tharjes. Shkrimi ne faqet e Gazetes Shqiptare u ilustrua edhe me foto ku ne vend te fidanit te ullirit te kryeministrit kishte vec nje kercu ndersa e kunderta kishte ndodhur me ullirin e kryeministrit italian Silvio Berluskoni.

Sikurse paralajmerohej ne fund te shkrimit se sikur kryeministri ta dinte kete fakt nuk do ta lejonte ashtu ndodhi. Shefi i qeverise pasi ka marre informacionin nga gazeta dhe pa ullirin e mbjelle prej tij ne pike te hallit vetem mbremjen e dy diteve me pare ne parkun e Butrintit u mboll nje ulli i ri. Sigurisht jo nga kryeministri por nga kopshtaret e Parkut te Butrintit ne vendin ku ka hedhur lopatat me dhe kryeministri Sali Berisha.

Sikurse po e shikoni ne keto foto ne ndryshim nga kercuri i meparshem ne vendin ku ka mbjelle ullirin kryeministri Sali Berisha gjendet jo me nje fidan por nje peme...plot dege shume e gjelber...qe duket se ka hedhur rrenje ende pa u mbjelle...i eshte hedhur pleh te gjithe jane perkujdesur qe te zeri vend dhe shiu qe ra keto dy ditet e fundit ne Sarande i ka bere shume mire bimes se re.

Por me e cudithshmja eshte fakti se qe nga maji 2008 kur fidani i ullirit i kryeministrit Sali Berisha eshte mbjelle per here te pare ai eshte mbjelle jo nje jo dy jo tre here....por plot 18 here. Pra mbjellja e fidanit dy dite me pare eshte e 18-ta. Dhe behet fjale vetem per fidanin e ullirit qe ka mbjelle kryeministri se te tjeret askush nuk i ka zene me dore. E ndersa ulliri i kryeministrit u mboll i ri te tjeret jane krasitur pastruar dhe kujdesur e mirembajtur. Nderkaq pllakatat prane ullinjve ishin pastruar por me e rendesishme te 6 rrenjeve te ullirit qe jane mbjelle nga VIP-at u kane hedhur pleh per trsquou rritur te shendetshem.
m.a/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›