E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Burri i deputetes Bulku koncension per 2 HEC-e

TIRANEuml-Partia Socialiste ne vijim te akuzave te djeshme ndaj deputetes se PD-se Rajmonda Bulku beri te ditur se bashkeshorti i deputetes Bulku njeherazi perfaqesues dhe administrator ligjor i firmes qe ka perfituar koncesion per ndertimin e dy hidrocentraleve Bence dhe Tepelena eshte nje familjar i afert i ish-ministrit te Ekonomise qe ka firmosur kete koncesion deputetit Genc Ruli.
ldquoKapitulli i trete i korrupsionit per te cilin ju folem dje zgjerohet sot edhe me shume. Historia e Deputetes Rajmonda Bulku me koncesione hidrocentralesh rezulton te jete me e komplikuar. Arsyeja eshte e thjeshte bashkeshorti i deputetes Bulku njeherazi administrator dhe perfaqesues ligjor i firmes qe ka perfituar koncesionin per ndertimin e dy hidrocentraleve ldquoBencerdquo dhe ldquoTepelenerdquo eshte edhe familjar i aferm i ministrit qe ka firmosur kete koncesion ish-ministrit te ekonomise Deputetit Genc Rulirdquo tha deputetja e PS-se Shegushe Ligori ne nje deklarate per shtyp.
Sipas saj ndersa afati i percaktuar per fillimin e investimeve per koncesionin ne fjale po shkonte drejt skadimit hyn ne loje z. Pashko bashkeshorti i deputetes Bulku.

ldquoAjo cka te ben pershtypje ne kete afere eshte fakti se pikerisht kur afati i percaktuar per fillimin e investimeve per koncesionin ne fjale po shkonte drejt skadimit hyn ne loje zoti Fatos Pashko bashkeshort i deputetes Bulku dhe familjar i ministrit Ruli. Pikerisht ne kete moment pra kur firma e perfaqesuar nga zoti Pashko behet pjese e koncesionit problemet e afateve zgjidhen si me magjirdquo tha Ligori me tej ne deklarate.

Ne kete rast si ne rastin e deputeteve Vokshi dhe Bregu i gjithe shteti vihet ne dispozicion te pushtetit per te vjedhur pasurine e shqiptareve tha nder te tjera perfaqesuesja e PS-se ndersa paralajmeroi se neser PS do publikoje nje megaafere te re qe do tregoje lidhjet e ngushta mes familjareve te pushtetit dhe korrupsionit.

Gjithashtu Partia Socialiste reagoi sot dhe per situaten ekonomike ne vend permes nje deklarate te sekretarit te Keshillit Ekonomik ne PS Ervin Bushati i cili pergjegjesoi qeverine per rritjen e cmimeve ne treg.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›