E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis neser punimet sesioni i ri parlamentar

TIRANEuml- Sesioni i trete i legjislatures se XVIII-te te Kuvendit te Shqiperise nis zyrtarisht punimet mesditen e se henes me seancen plenare hapese.

Pas nje nderprerje njemujore te aktivitetit parlamentar deputetet do te ulen ne sallen e rikonstruktuar te Kuvendit ku i pret nje dinamike e ngjeshur pune. Rendi zyrtar i punimeve te seances se neserme parashikon ceremonine hapese te sesionit te ri ku pritet pershendetja e Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli e Kryeministrit Sali Berisha dhe e krereve te grupeve parlamentare te maxhorances dhe opozites.
Me pas punimet e parlamentit do te vijojne me miratimin e programit te punes se Kuvendit per periudhen 6 shtator - 4 nentor 2010 si dhe te kalendarit trejavor te punimeve 6-23 shtator.

Sfida e ketij fillim sesioni mbetet kerkesa e opozites per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit permes ngritjes se komisionit parlamentar. Gjate sesionit parardhes megjithe perpjekjet e paleve maxhoranca dhe opozita nuk arriten te bien dakord per modalitetet e transparences se procesit te fundit zgjedhor nje ceshtje kjo qe e mbajti Partine Socialiste per gati 5 muaj jashte parlamentit si dhe bllokoi miratimin e nje numer projekligjesh qe kerkojne shumice te cilesuar 84 vota.

Debati i pambyllur per kete ceshtje pritet te rihapet me fillimin e sesionit te ri ku nje sfide e rendesishme pritet te jete dhe reforma zgjedhore qe i paraprin zgjedhjeve vendore te vitit te ardhshem.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›