Lejet e ndertimit shtyhet pas zgjedhjeve ligji qe heq KRRT
Behet fjale per ligjin i cili per here te pare do te hiqte hallken e KRRT te bashkive duke i zevendesuar me parimin e miratimit ne heshtje. E thene ndryshe nga 15 janari i ketij viti ndertuesit qe do te dergonin nje dosje ne bashki per zhvillimin e nje objekti do te prisnin vetem 55 dite per te marre pergjigje per ndertimin ose jo. Dhe ne rast se bashkia do te heshtte pra nuk do te kthente nje pergjigje zyrtare brenda kesaj kohe atehere ndertuesit do te fillonin ndertimin e objektit pasi leja quhej e dhene. Ky ligj i trumbetuar si lufte ndaj korrupsionit te KRRT te bashkive nuk do te hyje ne fuqi me 15 janar te vitit 2011 por ne 30 qershor. Pra vetem pas zgjedhjeve lokale dhe deri
ne kete kohe ndertuesit e te gjithe vendit duhet te perballen me KRRT e bashkive per te marre nje leje ndertimi ose te mos kene shprese si ne rastin e Tiranes deri ne mbylljen e zgjedhjeve lokale.
Ndryshimet
Ne ligjin Per planifikimin e Territorit te dates 23 prill te vitit te kaluar ndryshohej struktura e vleresimit per dhenien e nje leje ndertimi. Ligji per here te pare sillte ne Shqiperi parimin e miratimit ne heshtje. Ne nenet e ketij ligji parashikohet qe ne rast se brenda 55 diteve nuk kishte ne pergjigje negative apo kerkesa te tjera atehere leja e zhvillimit quhet e miratuar. Per ta bere te mundur kete qeveria duhet te miratonte disa rregullore dhe udhezime dhe keto te fundit te shperndaheshin per bashkite e komunat. Afati per miratimin ne fuqi te rregulloreve model te planifikimit rregulloreve uniforme te kontrollit te zhvillimit dhe akteve nenligjore per regjistrin duhet te ishte 1 shtatori i ketij viti. Gjithashtu ligji i vjeter per urbanistiken pra vendosja nga heqja e pritjes se mbledhjeve te KRRT dhe miratimi ne heshtje duhet te fillonte me 1 shtator. Por ne fund te gushtit vetem 6 dite para se ligji te fillonte qeveria mori vendim dhe me nje akt normativ qe e shtyu afatin deri me 15 janar te ketij viti. Dje qeverise nuk iu desh me vendimmarrja urgjente me akt normativ por me nje projektligj vendosi te ndryshoje serish afatin nga 15 janari ne 30 qershor.
Politike
Qyteti me zhvillimin me te madh te ndertimit eshte Tirana. Por qe pas zgjedhjeve te vitit 2009 ne Tirane nuk eshte mbledhur asnjehere KRRT dhe si rrjedhoje nuk eshte dhene asnje leje ndertimi. Qeveria dhe Bashkia akuzojne njera - tjetren se po pengojne ndertuesit. Bashkia thote se nuk e mbledh KRRT per shqyrtimin e me shume se 300 dosjeve per shkak se nje nder anetaret ka marre postin e prefektit dhe si rrjedhoje ka konflikt interesi. Ndersa prefekti si perfaqesuesit te qeverise thekson se posti i tij nuk ka konflikt qe nga vendimi i kushtetueses ne vitin 2006. Nje gje eshte e sigurt te dy palet i bejne presion njera - tjetres dhe vendimi i djeshem i qeverise e ka shtyre zgjidhjen e ketij problemi pa KRRT pas zgjedhjeve lokale pra me 30 qershor. Deri atehere palet pra opozita si drejtuese administrative e Tiranes dhe qeveria si zgjedhesja e gjysmes se anetareve te KRRT ose duhet te gjejne gjuhen e perbashket per zhvillimin e lejeve te ndertimit ose do ti mbajne peng serish ndertuesit. Ne fund kuptohet qe ka me pak leje me pak shtepi dhe sigurisht cmime me te larta.
Ndryshimet
Data 23.4.2009
Ligji Per planifikimin e territorit
Neni 92
Fillimi i efekteve te plota te ligjit dhe shfuqizimi i ligjit ekzistues
b per dispozitat e krereve V e VII te ketij ligji me hyrjen ne fuqi te rregulloreve model te planifikimit sipas nenit 88 te ketij ligji rregulloreve uniforme te kontrollit te zhvillimit sipas nenit 62 te ketij ligji dhe akteve nenligjore per regjistrin sipas nenit 55 te ketij ligji por ne cdo rast jo me vone se data 1 shtator 2010.
3. Ligji nr. 8405 date 16.9.1998 Per urbanistiken i ndryshuar shfuqizohet ne teresi ne daten 1 shtator 2010.
Data 25.8.2010
AKT NORMATIV
1. Ne shkronjen b te pikes 1 fjalet ... jo me vone se data 1 shtator 2010 ... zevendesohen me ... jo me vone se data 15 janar 2011 ....
2. Ne piken 3 fjalet ... ne daten 1 shtator 2010 ... zevendesohen me ... ne daten 15 janar 2011 ....
Data 1.12 2010
Ndryshime ne ligj
1. Ne shkronjen b te pikes 1 fjalet ... jo me vone se data 15 janar 2011 ... zevendesohen me ... jo me vone se data 30 qershor 2011...
2. Ne piken 3 fjalet ... ne daten 15 janar 2011... zevendesohen me ... ne daten 30 qershor 2011....
NERTILA MAHO