E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti 10 miliarde leke me teper per 2012

Të ardhurat në buxhetin e ardhshëm, i cili ka mbërritur tashmë në Kuvend, parashikohen të jenë rreth 10 milionë më tepër se buxheti I rishikuar në mes të vitit 2011. Nga dikasteri i Financave mësohet se të ardhurat për vitin 2012 parashikohen të jenë 353.8 miliarde lekë ndërsa, një vit më parë, në buxhetin e rishikuar, të ardhurat ishin 343.8 mld lekë.

Po ashtu, sipas të dhënave nga mnistria e Financave, konform deklaratave të bëra nga drejtues të qeverisë dhe të ministrisë së linjës, defiçiti buxhetor synohet të ulet, përkatësisht me 5.6 miliardë lekë. Kjo përmbush edhe premtimin e qeverisë për në mos lëvizuar nga borxhi public dhe deficiti buxhetor aktual, por për t’u angazhuar në uljen e këtyre treguesve. Në këtë periudhë borxhi public llogaritet rreth 60 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, kurse defiçiti buxhetor 3.5 për qind.

Ndërkohë, është parashikuar të ruhen të njëjtat prioritet edhe për vitin që vjen si, infrastruktura,n ku do të mbyllen projektet madhore që janë nisur tashmë si dhe sektori I arsimit e ai I shëndetësise. Vetëm pak ditë më pare, në mbledhje qeverie, kryeminsitri Sali Berisha konfirmoi se brenda fondeve të buxhetiti 2012 parashikohen rritja e pagave dhe e pensioneve si dhe shtimi I ndihmës ekonomike.

Ndërkaq, sipas burimeve nga Kuvendi, drafti I buxhetiti 2012 pritet të diskutohet këtë javë, pas mbledhjes dhe marrjes së një vendimi në Konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›