E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT Eksportet ne shtator 26.3 me shume se nje muaj me pare

Në muajin Shtator eksportet shqiptare rezultojnë me një rritje prej 23,2% më shumë nga e njëjta periudhë e vitit 2010, duke arritur në vlerën 16,949 milionë lekë mallra dhe sipas INSTAT, rritja rezulton 26,3% më shumë krahasuar me muajin gusht.

Ashtu sikurse eksportet, në Shtator rezultuan me rritje dhe importet, që kapën vlerën 45,585 milionë lekë, me rritje prej 1.9% në krahasim me Gushtin dhe 14.9% më shumë krahasuar me Shtatorin e 2010-tës.

Për pasojë, defiçiti tregtar i muajit shtator, sipas INSTAT-it, është 28,636 milionë lekë, duke shënuar ulje 8.6% krahasuar me muajin gusht, por dhe rritjen 10.5%, krahasuar me Shtatorin 2010.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›