Grabiten dhe vrane taksistin Gjykata e Korces ka dhene vendimin
Gjykata e Apelit në Korçë ka dhënë vendimin për 6 të pandehurit, të cilët akuzohen se grabitën dhe më pas vranë taksistin 35-vjeçar Fredi Talelli nga Devolli.
Treshja e gjyqtarëve të Apelit ka vendosur prishjen vendimit të gjykatës së shkallës së parë, e cila dënoi me burgim të përjetshëm Elkjero Revanin dhe me 52 vjet burgim 5 të pandehurit e tjerë, duke konstatuar shkelje të rënda proceduriale në zbatimin e ligjit.
Çështja në ngarkim të 6 të rinjve do të kthehet për rigjykim në gjykatën e shkallës së parë dhe do të shqyrtohet nga një trupë tjetër gjyqësore.
Përsa i përket 17-vjeçarit Arnest Xhaçka, i cili ishte edhe ekzekutori i taksistit, mbrojtja e ka cilësuar vendimin e gjykatës të paragjykuar,me argumentin se atij nuk i është garantuar një proces i rregullt ligjor dhe mbrojtje efektive, duke kërkuar prishjen e vendimit dhe rikthimin e çështjes për rigjykim.
Organi i akuzës ka hedhur poshtë pretendimet e mbrojtësve të të pandehurve për shkelje të ligjit procedurial nga ana e gjykatës së shkallës së parë, por ka cilësuar shkelje nga kjo gjykatë vetëm masën e dënimit të dhënë për Arnest Xhaçkën, me 16.5 vite burg, duke kërkuar uljen e dënimit në 12.5 vite burg, për tejkalim të maksimumit të dënimit të përcaktuar nga ligji.